Friday, March 29, 2024
Lajme

Rasti i Gjakovës, nuk ka koronavirus

Në orët e mbrëmjes Spitali I Përgjithshëm Isa Grezda në Gjakovë  ka njohtuar se rasti i natës se mbrëmshme, i 20 vjecares së dyshuar,  që ka shkuar nga Institucioni  për analiza, ka rezultuar NEGATIV.

“Ju njoftoj se në Spitalin e Gjakovës deri në këto momente çdo gjë është normale. Masat janë marre sipas udhëzimeve dhe rekomandimeve, andaj ju lutem të mos bëhet panik dhe mos të biem pre e dezinformatave. Duhet të kemi kujdes të shtuar, ta ruajmë qetësinë dhe t’iu përmbahemi udhëzimeve për parandalimin e Coronavirus-it.
Rasti i natës se mbrëmshme që ka shkuar nga Institucioni ynë për analiza, ka rezultuar NEGATIV,” tguhet në njohtimin e Zyres për Informim të Spitalit të Gjakovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *