Realizohet 70% e planit të mbjelljeve pranverore
Moti i mirë e me diell ka bërë që punët rreth fushatës së mbjelljeve pranverore në komunën e Gjakovës të ecin me një dinamik të shpejt. Sapo kishin kaluar ditët me temperatura të ulëta që rrezikuan dukshëm kulturat bujqësore, moti i ngrohtë nxori në ara fermerët. Krahas lavërtarëve që po punojnë në mbjelljen e misrit mjaft aktiv janë perimtarët të cilët tashmë janë në vlugun e mbjelljes së fidanëve të perimeve. Sipas zyratërve të Drejtorisë Komunale të Bujqësisë, deri më sot plani i mbjelljeve pranverore është realizuar në masën prej 70%.
Fermerët gjakovarë këtë pranverë janë përgatitur me kohë dhe kanë siguruar plehrat dhe farën cilësore. Perimtarët kanë filluar që fidanët e perimeve të kultivuara në module tash ti mbjellin në sipërfaqet e hapura. Rreth 900 hektar perime: domate, speca, tranguj, qepë e tjera do të mbillen brenda dy javëve të ardhshme.
Ndryshe gjatë kësaj pranvere në komunën e Gjakovës do të mbillen rreth 5 mijë e 100 hektarë me kultura bujqësoreSipas planifikimit, prodhuesit bujqësorë të Gjakovës këtë pranverë do të mbjellin 3 mijë e 76o hektarë me misër, 850 hektarë me perime, 140 hektarë me elb, 130 me bimë foragjere, 100 me tërshërë, 90 hektarë me patate dhe 10 hektarë me fasule monokulturë.