Friday, April 5, 2024
AktualeKulturëLajme

Restaurohet Medreseja e Vogël dhe Biblioteka e Xhamisë së Hadumit

Naim TernaveDrejtoria e Vakëfeve të Turqisë  ka marrë përsipër rikonstruktimin e Medresesë së Vogël dhe Bibliotekës së Hadum Agës në Gjakovë, si dhe projektimin e pesë xhamive në lokalitete të ndryshme si: në Gjakovë, Mitrovicë e Mamushë. Ky ka qenë shkas që të enjten në Gjakovë të vjen Myftiu I Kosovës Naim Tërnava për të biseduar për këto projekte bashkëpunimi  me kryetaren e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila

E para e komunës e  vlerësoi si të frytshëm bashkëpunimin me Bashkësinë Islame në Gjakovë dhe u shpreh e kënaqur që mu në ditën e vizitës së myftiut Tërnava, në Komunën e Gjakovës fillojnë edhe punimet për restaurimin e Medresesë së Vogël dhe Bibliotekës në Xhaminë e “Hadumit”, objekte këto të dëmtuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Sot e në vazhdim komuna e Gjakovës po ndjenë frytet e takimeve tona të vazhdueshme për të kontribuar në restaurimin e objekteve fetare të trashëgimisë kulturore në komunën e Gjakovës, si në ndërtimin e bibliotekës, të Medresesë së Vogël, e radhazi njëra pas tjetrës të Xhamive që gjenden ne Gjakovë. Me respekt të veçantë ju falënderoi për faktin që realizimin e projekteve po e filloni në komunën e Gjakovës. Në Gjakovë ka shumë objekte të trashëgimisë kulturore që i përkasin periudhës osmane, e që kanë nevojë për kujdes meritor e profesional”, u shpreh kryetarja Kusari Lila.

Naim Ternave 1Nga ana e tjetër përfaqësuesi i delegacionit turk Suad Faruk Giraj , ka thënë se shprehi kënaqësinë time që filluam me projektet tona në Gjakovë, për ti dalë zotë vlerave kulturore e fetare. Respekt për kryetaren Kusari-Lila, e cila me kohë na ofrojë bashkëpunim dhe ka përgatitur gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të filluar menjëherë punën, ka thënë Suad Faruk Giraj.

Për rëndësinë e realizimit të projekteve në fjalë ka folur edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, Skender Boshtraj, i cili ka vlerësuar lartë mbështetjen për renovimin e objekteve historike kulturore e fetare në Kosovë nga shteti Turk.