Friday, March 29, 2024
Intervista

Rina që e donë Politikën dhe Psikologjinë

Intervistë me Rina Domi 

 Rina Domi

 

 Këshilltarja më e re e Asamblesë Komunale 

Psikologjia dhe Politika janë dy drejtime që i ka zgjedhur vajza simpatike Rina Domi, këshilltarja më e re e Asamblesë Komunale të Gjakovës-. Ajo e përfaqëson brezin e ri të Gjakovës me gjitha karakteristikat: Bukurinë, zgjuarsinë, brengat, sfidat dhe shpirtin luftarak për të bërë ndryshime…

Duket se kjo periudha e tranzicionit po na shkakton shumë brenga e preokupime, sidomos komuna jonë po përballet me shumë disavantazhe, e njëra ndër më të mëdhat është papunësia. Ky faktor mjaft I rëndësishëm për brezin tim luan një rol të madh negativ. Ajo humb motivin e të rinjve për zhvillim  të mëtutjeshëm, thotë Rina.

 

Kush është Rina Domi?

Jam një vajzë gjakovare si gjitha të tjerat e moshës sime, por e prirë që me angazhimin tim të kontribuojë për të mirën e popullit tim. Kam lindur me 15.03.1990. Shkollën fillore “Fehmi Agani” dhe të mesmen Gjimnazin “Hajdar Dushi” e kam kryer në Gjakovë, ndërsa tash  jam në përfundim e sipër të studimeve në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht në Fakultetin Filozofik, në departamentin e Psikologjisë. Nga nëntori i vitit 2009 jam asambleiste në Kuvendin Komunal  të Gjakovës -Grupi Parlamentar i Aleancës Kosova e Re, ku ende vazhdojë  ta ushtroj këtë detyrë.

 

Si ndjehesh si këshilltarja më e re në Asamblenë Komunale të Gjakovës por edhe në Kosovë?

Ne fillim te mandatit kur u informova se isha asmableistja me e reja ne te gjitha Komunat  e Kosovës ishte emocion shumë I veçanet, dhe nje shtytje për me shume pune. Padyshim qe është një privilegj për një vajzë kaq të re, e që gjithashtu në vete ngërthen edhe emocionin, poashtu edhe përgjegjësinë te cilën e kam ndaj bashkëqytetareve të mi, të cilët i përfaqësojë në asamble.

 

Si ndjehesh mes këshilltarëve më të moshuar dhe si të kanë pranuar ata?

Nga momenti që vendosa të kandidohem në zgjedhjet komunale kisha një shtytje dhe një përkrahje shumë të madhe  nga  anëtaret tjerë të partisë .Që nga dita kur u shpallen rezultatet dhe ne ishim pjesë të asamblesë më nuk kishte dallime, as nga mosha  e as nga gjinia, përkrahja është e padiskutueshme dhe për këtë u jam shumë mirënjohëse.

 

A ka ende hezitim nga të vjetrit për angazhimin e të rinjve në politikë?

Jo,nuk mendoj se ka..mbase ne me punë nuk I zhgënjejmë.

 

Çka të ka nxit të hysh në rrjedhat  politike?

Janë disa faktorë që unë sot jam ne rrjedha politike. Ndonjëherë mendoj se është edhe tradite familjare.  Gjyshi im Kasim Domi,  që në atë kohë ka qenë shumë aktiv në fushën politike ku edhe si pasoje e vuajti dënimin në burgun e famëkeq ’Goliotok’’… E unë që në moshë të re isha e angazhuar në aktivitete politike. Si pikënisje isha pjesë e Forumit rinor të AKR-s e me vonë si udhëheqëse e këtij forumi, ndërsa tani si asambleiste.

 

Cilat I konsideron si detyrat më të rëndësishme të një përfaqësuesi të popullit- siç ke ti?

Të gjitha preokupimet që janë nga zëri i popullit tim, unë i ndjej si obligim moral ti përfaqësoj në mënyrën më të mire të mundshme.

 

Cilat janë preokupimet e brezit të ri, që I ti I takon?

Duket se kjo periudha e tranzicionit po na shkakton shumë brenga e preokupime, sidomos komuna jonë përballet me shumë disavantazhe, e njëra ndër më të mëdhatë është papunësia. Ky faktor mjaft i rëndësishëm për brezin tim luan një rol të madh negativ. Ajo humb motivin e të rinjve për zhvillim  të mëtutjeshëm.

 

Sa po arrin që të prezantosh në Asamblenë Komunale preokupimet e rinisë gjakovare?

Preokupimet e rinisë së Gjakovës janë shumë brenglënëse për tërë Kuvendin Komunal, ku ka raste qe edhe ndihma nuk mund të vihet në një kohë shumë të shpejt.

 

Po moshës së re ti prezanton edhe brezin e femrave që janë të përfshira në vendimmarrje. Sa në të vërtetë janë të përfshira femrat në rrjedhat e përgjithshme të shoqërisë sonë?

Sigurisht nuk mund të themi se roli vendimmarrës i gruas në shoqërinë është shumë i madh, por sterotipi i vazhdueshëm ndaj femrave koha kohës ka filluar te shuhet edhe audience gjithashtu ka filluar ta pranoj me dukshëm rolin e gruas në shoqëri.

 

Çfarë bashkëpunimi keni mes vete femrat asambleiste në Kuvendin e Gjakovës?

Bashkëpunimi I femrave asambleiste është shumë I dukshëm, ne kemi formuar një grup formal qe quhet grupi I grave asambleiste, në të cilën paraqesim punën tonë vullnet mire, duke ju ven në ndihmë familjeve në nevojë edhe disa aktivitete të tjera të cilat,  në të shumtën e kohës janë përcjellë edhe nga mediet.

 

Aktualisht je studente e Psikologjisë. Si po të ecin provimet dhe a ka pasur ndikim angazhimi si këshilltare në rezultatet e studimeve?

Angazhimi im si këshilltare nuk ka pasur aspak ndikim ne provimet e mia sepse    është normale qe studimet janë parësore dhe asnjëherë nuk I le anash detyrat e mia edhe si një studente .. Zakonisht mundohem ta ndaj kohen në mënyrë të barabartë dhe studimet fatmirësisht më ecin shumë mirë .

 

A ka nevojë Gjakova për Universitet publik?

Sa herë që bëhet fjalë për arsimin,  që mundëson të ecim drejtë zhvillimit dhe përparimit,  atëherë është i domosdoshëm dhe shumë i mirëseardhur ndërtimi dhe funksionimi  i një universiteti publik edhe në komunën tonë. Dihet se një nder arsyet themelore që një pjesë e  të rinjve nuk vazhdojnë studimet pas përfundimit te shkollës se mesme, është pamundësia e kushteve ekonomike. Prandaj mendojë se, Universiteti Publik në Gjakovë do të ndihmonte dhe lehtësonte shumë vazhdimin e shkollimit të studentëve jo vetëm nga Gjakova por edhe nga komunat fqinje në Kosovë e Shqipëri.

 

Cilat janë hallet më të mëdha të studentëve gjakovarë që studiojnë jashtë Gjakovës, kryesisht në Prishtinë?

Hallet e studenteve ? Kryesisht në halle të tyre janë brengat se çfarë do të ndodhë pas studimeve ? Ç’fare iu ofron vendi ? Sa do të arrijnë të punësohen dhe deri në cilën pikë do arrijnë të  sigurojnë jetën e tyre .

 

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen, pas studimeve?

Pas përfundimit te studimeve Bachelor, mendoj të vazhdoj për master në fushën e psikologjise, mbase është pasioni im. Pas studimeve synojë  të punësohem si dhe të jem aktive në fushën e politikes poashtu  .

 

A do të garoni në zgjedhjet e ardhshme?

Patjetër që po. Është një ndër ambiciet e mia që pas zgjedhjeve komunale   ta shoh veten në Parlamentin e Kosovës .

 

Si e kalon Rina kohën e lirë dhe a kanë të rinjtë gjakovarë ambiente të mjaftueshme për të kaluar kohën e lirë?

Më e zakonshmja në ditët e sotme është shfrytëzimi i rrjetit social te” facebook-ut “gjate kohës së lirë. Edhe unë, si shumë të tjerë e përdori shumë shpesh, pasi që është një informues shumë i mirë për të gjitha lëmit…Ndoshta kjo është pasojë e mungesës së ambienteve të mjaftueshme për të shfrytëzuar më mirë  kohën e lirë, përpos numrit të madh të kafiterive .

 

Faleminderit për intervistën .

 

Ishte kënaqësi .

 

                                                                 Gjakovapress.info