Thursday, April 25, 2024
Lajme

Rinovimet  e Spitalit të Gjakovës, mundësojnë të kursehet 40% e energjisë

Në kuadër të projektit të Ministrisë se Zhvillimit Ekonomik  në bashkëpunim me Bankën Botërore  për Efiçiencë dhe Energji të Ripërtëritshme të hënën u bë inagurimi I ndërtesës së renovuar të Administratës dhe Hemodializës në Spitalin e Gjakovës.

Ministri Valdrin  Lluka tha se me këtë projekt do të rinovohen 140 objekte në gjithë Kosovën. Ai bëri të ditur edhe për iniciativën për Ligjin për Efiçiencë të Energjisë, i cili sipas tij, parasheh krijimin e një fondi që do të ndihmojë në efiçiencë.

“ Është një projekt i cili ka për qëllim që të gjitha objektet qendrore të bëhen efiçiente. Ky objekt është ndryshuar tërësisht nga jashtë. Ne presim në këtë projekt i kemi 140 objektet në tërë Kosovën. Është me rëndësi ndikimi në ambient vetëm me këto projekte do të evitohet emetimi i dioksidit të karbonit. Projekti ka madhësi 30 milionë euro”.

Ndërsa Marco Mantovanelli nga Banka Botërore tha se presin që investimi në Spitalin e Gjakovës të zvogëlojnë shpenzimet e energjisë për 40%.

Ai bëri të ditur se Banka Botërore do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në implementimin e projekteve të tilla.

“ Ne jemi duke ndihmuar Kosovën me efiçiencët energjisë për ndërtesat publike. Përmes një projekti që e ka vlerën 31 milionë dollarë. Po shpresojmë që deri në fund të projektit 100 ndërtesa të jenë rehabilituar”.

“Po presim që kursimet në energji të jenë deri në 40 për qind. Po me vjen shumë mirë që kemi të bëjmë me spital. Mendojmë që kursimi i energjisë i ndihmon mirëqenies së të gjithëve. Zvogëlon kërkesën për energji. E ardhmja e Kosovës do të kaloj nëpër burime të reja të energjisë por gjithashtu edhe të zvogëlimit të kërkesës”.

I kënaqur me investimet që janë bërë në Spitalin e Gjakovës u shpreh drejtori Ahmet Asllani. Ai derisa prezantoi investimet e bëra këtë vit,tha se viti 2018 shënon vitin e sukseseve të mëdha në këtë spital që nga paslufta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *