Wednesday, October 4, 2023
Lajme

Rreth 140 familje ndihmohen nga Kryqi Kuq i Kosovës, dega në Gjakovë

Kryqi Kuq i Kosovës, dega në Gjakovë gjaqë këtyre ditëve ka ndiohmuar mbi 140 familje.  46 familje në nevojë janë ndihmuar me pako ushqimore dhe higjenike, në  Cermjan, Babaj Bokes, Dardani, Brekoc, Lipovec e Koshare. Këto ndihma janë dhuruar nga OJQ “DIGNITY”.  15 familje  me nevojë janë ndihmuar me nga një pako ushqimore e higjenike me mjete që janë siguruar nga anëtarsimi i qytetarëve në këtë organizatë, ndërkaq Kryqi i Kuq i Kosovës- Dega në Gjakovë ka ndihmuar të enjten edhe  80 familje me nga 25 kg miell të dhuruara nga ” NESIM BAKIJA” SHPK .

Sekretarja e Kryqit të Kuq, Fëllanza Bakija Lama i ka bërë apel qytetarëve që të bëhen solidar dhe të ndihmojnë këtë organizatë, e që përmes saj të ndihmohen qytetarët me nevojë në këto ditë të vështira që po kalojnë, pas shfaqjes se pandemisë me coronavirus.

Kryqi i Kuq dega në Gjakovë,  për t’i përkrahur institucionet shëndetësore në luftë kundër pandemisë me coronavirus ‘COVID-19’  vendosi një tendë në hapësirën e Spitalit Regjional “Isa Grezda” në Gjakovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *