Wednesday, September 4, 2024
Lajme

Rruga e shkollave të mesme prej të martes dy kahore

Nga dita e neserme (23 prill),  do të lëshohen për qarkullim të automjeteve në dy kahet rrugët ‘’Marin Barleti’’ – ‘’Normalja e Gjakovës’’  dhe ‘’Beqir Kastrati’, rrugë këto që janë skaj shkollave të mesme dhe stadiumit të futbollit. Kështu ka njohtuar Drejtoria e Shërbimeve Publike, përkatësisht sektori i komunikacionit. Në ndërkohë  do të përfundoj sinjalizimi i nevojshëm i kësaj rruge e cila do të jetë e lirë për qarkullim dhe nuk do të ketë kufizime kohore të qarkullimi siç ka qenë deri me tani. Një vendim i tillë është marrë në konsultim me zyrtarët policor si dhe me komunitetin për arsye  se  në rrugën kryesore ‘’Nëna Tereza’’ janë duke u zhvilluar punime në futjen e kolektorëve të ujërave të zeza, dhe se kjo rrugë do të ndalohet  për qarkullim në segmente të caktuara të saj. Pastaj, këtë vit pritet të funksionalizohet Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, andaj shtohet nevoja për qarkullim emergjent në këtë rrugë, dhe si e tillë nuk ka kuptim që të ketë kufizim të qarkullimit  dhe të jetë me trafik me një kahe të lëvizjes.. Funksionalizimi i kësaj rruge të shkollave të mesme në dy kahje  po bëhet edhe për faktin se është e pajisur me kamera publike dhe si e tillë,  tash e dy vite monitorohet nga Komuna e Gjakovës dhe nga Stacioni Policor në Gjakovë që do të thotë se  këto kamera janë element shtesë për rritjen e sigurisë së nxënësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *