Rruga nga semaforët e lartë deri te Gjykata do të zgjerohet
Të premten, nisën punimet për zgjerimin e segmentit të rrugës “Nënë Tereza”, projekt ky që konkretisht do të realizohet nga semaforët në qendër të qytetit deri tek zona pranë Gjykatës Themelore të Gjakovës. Gjatë nisjes së punimeve, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka theksuar rëndësinë e këtij projekti, i cili do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve në një zonë të rëndësishme të qytetit tonë.
Punimet do të realizohen duke respektuar të gjitha ligjet dhe masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e COVID-19.
Komuna e Gjakovës, do të vazhdoi me realizimin e projekteve madhore. Sot solemnisht kanë filluar punimet per zgjerimin e rruges kryesore të qytetit nga semaforet në qender te qytetit deri tek Gjykata Themelore e Gjakoves. Për këtë rrugë që ka një gjatësi prej 284 metra dhe do të ketë një gjersi prej 24 metrave, komuna e Gjakovës do të investoj një shumë prej rreth 158 mijë eurove. Kjo pjesë e rrugës shumë vite ka paraqitur “fyt të ngushtë” për trafikun e dendur, ndërkohë që kolonat e gjata të veturave dhe mungesa e trotuarave të mjaftueshme më së miri e paraqet gjendjen aktuale në këtë pjesë të rrugës.
Me rastin e fillimit të punimeve, ka marrë pjesë edhe kreu i komunës, Ardian Gjini I cili ka theksuar rëndësinë e këtij projekti në lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve në një zonë të rëndësishme të qytetit tonë. Punimet do të realizohen duke respektuar të gjitha ligjet dhe masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e COVID-19.
Gjini tha se ndonëse në një situatë të rëndë, cfarë ndodhemi aktualisht, do të vazhdohet të punohet në disa projekte si në qytet dhe në fshatra. Sot kanë nisur punimet në asfaltimin e shtresës së dytë të rrugëve brenda fshatit në një gjatësi prej 7 kilometrave.