Saturday, April 27, 2024
Lajme

Rrugët e ngushta për trafikun

Me ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje për të kaluar pushimet verore, është shumëfishuar qarkullimi i trafikut nëpër rrugët tona. Kjo shihet posaçërisht në kryqëzimet e rrugëve, në ato një kahore e veçanërisht në pjesën e qytetit të Vjetër.

Carshia 4Ndër rrugët më të frekuentuara është rruga Qazim Bakalli që lidh qytetin e Vjetër me pjesën tjetër, drejt “lomes se Drithit” dhe Carshise se Vogel,  ndërsa pronarët e dyqaneve në këtë rrugë ankohen në frekuentimin e pandërprerë të automjeteve të cilat veç tjerash ndotin me të madhe ajrin. Banorët e kësaj rruge kërkojnë që kjo rrugë sa i takon komunikacionit  të rregullohet në një formë tjetër duke zhbllokuar dendësinë kaq të madhe që pengon edhe këmbësorët.