Gjakovapress
Advertisement
  • Home
    Në Ditën e radios, nxënësit vizitojnë Radio Gjakovën

    Në Ditën e radios, nxënësit vizitojnë Radio Gjakovën

    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier  në Gjakovë

    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier në Gjakovë

    Ka filluar tërheqja e ujit në shtretërit e lumenjve

    Ka filluar tërheqja e ujit në shtretërit e lumenjve

    Reshje të mëdha shiu në Gjakovë

    Reshje të mëdha shiu në Gjakovë

    Lagja Haxhi Ymer pa ujë të pijes

    Lagja Haxhi Ymer pa ujë të pijes

  • Aktuale
    Radio Gjakova merr donacion pajisje teknike nga KFOR-i

    Radio Gjakova merr donacion pajisje teknike nga KFOR-i

    KRU Gjakova: Mos e lëni borgjin mbi 30 euro!

    KRU “Gjakova”, së shpejti do të filloj me procesin e përditësimit të të dhënave të konsumatorëve

    Ta çmojmë ujin edhe atëherë kur e kemi të bollshëm !

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Dr.Gëzim Lipoveci: Kujdes nga vapa, mundë të ju sjellë telashe në shëndet

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Nga numri më i ri revistes Gjakovapress: GJAKOVA NË 38 GRADË!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Kujdes vapa!

    Masat e reja anticovid të Qeverisë

    Lehtësohen masat anticovid

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    KRU Gjakova punime në Impiantin e ujërave të ndotura dhe rrjetin e ujësjellësit

    800 vaksina për Gjakovën

    2 të infektuar, rreth 8 mijë të vaksinuar

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    Gjatë 24 orëve 13 raste të reja me Covid 19, në Spitalin e Gjakovës 60 të hospitalizuar

    Rreth 4 mijë e 100 qytetar i kanë bërë testet serologjike në QKMF

    Për një javë në Gjakovë 99 të infektuar 245 të shëruar

    35 vaksinat e para për mantelbardhët e Gjakoves

    Gjakova me 1.320 të vaksinuar

  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Intervista
  • Fejtone
  • Kontakti
  • Revista Online
No Result
View All Result

Home Gjakova Presss

Ruzhdi Sefa: SKICA NGA BURGU

10 years ago
in Gjakova Presss
0 0
0
44
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

PAKOJA E PARË NGA FAMILJA

Hetimet nga ana e zyrtarëve të Sigurimit Shtetror të Jugosllavisë- dega në SPB të Gjakovës nuk filluan nga dita e parë që me “futen” në qeli të Burgut. Disa ditë unë shetisja nëpër qeli dhe “supozoja” se (për) cilën (nga  veprat) angazhim timin e kanë kualifikuar të kundërligjshëm!

Në mengjes u hap dera e hekurtë mbasi “shuli” me një kërkëllimë që delë kur hekuri fërkohët me hekur dhe u paraqit figura e një përsoni të uniformuar (“Gardiani I burgut”) dhe një përson (“civili”) me një kovë të emajlueme por e cëkrruar në disa vende (që ishin njolla të zeza në emajlin e bardhë) plotë me një lëng ngjyrë-çaj në njeren dorë dhe një “kutlaqe” (garuzhde) në tjetrën. Unë shtanga dhe s’dija si të veproj derisa gardiani (G) me udhëzoj butësisht

G: Sille atë  sahanin nga  alumini këtu. Mbaje lugën ! dhe “civili” hudhi dy ose tri kutlaqe me lëngë në sahanin që e mbaja me një dorë pa ditur se si me veprue. Dera u mbyll para syve të mi dhe rrapllima e “shulit” u rikëthye në veshet e mi.                E lashë sahanin mbi dysheme dhe skisha ide se si me veprue. Lëngu në sahanin në dysheme  avullonte dhe aroma më gudulisi hundët. Dikur e morra një lugë lëngu dhe nuk kishte asnjë shije por që ishte I vakët. Dikur e piva të tërin ashtu sikurse ishte: pa shije dhe tashmë i ftoftë!

Vazhdoja të qëndroja në qeli duke I lëxuar shkrimet në muret. Askush nuk u muerr  me mua.   Dikur “shuli” përseri u ba i gjallë  dhe tashti u paraqit figura e një përsoni tjetër të uniformuar   dhe dy përsona cilivë : njeri me një kovë të emajlueme por të cëkrruar në disa vende plotë me gjellë që avullonte në njeren dorë    dhe një “kutlaqe” (garuzhde) në tjetrën e tjetri civil  me “kosh nga plasmasi” plot me copa buke prej ku e morri një pjesë dhe ma dha pa bëzë. Tashti nuk prita që dera të mbyllet dhe sahanin me gjellen e “shtrova” në dysheme dhe u ula pa e lëshuar copën e bukës nga dora. Fillova të ha i uritur pa masë dhe dikur u kujtova se aty ishte “kiblla” dhe uji në “kantë”  për ti pastrue duart paraprakisht! Këtë e bëra pasi edhe më e vogla pjesë e gjellës u përla nga sahani me kafshaten  e fundit të bukës. Isha I lodhur dhe dikur me zuri gjumi. Më zgjuan zërat (Z) që dëgjoheshin nëpër koridorin e katit të qelive :

Z1: E kanë sjell një profesor nga Prishtina!

Z2: Kush na qenka ky? Mos e kanë këthye prof.  Shefqetin more?

Z1: Ata në dhomen nr.2 mund ta marrin vesh ngase është në qelin afër tyre!

Z2:  Ju dhoma 2 interesohuni kush është në qelin nr.3 ! Qelia 3 lajmërohu!

G: Mbyllni more gojen se po ju erdha aty jua tregoj qejfin!

Pasi pushoi zëri i gardianit në muri nga ana e majtë e qelisë u dëgjuan trokitje “Tup tup! Tup tup!”. “Tak tak !” Ato të parat ishin nga të rënat me grusht e këto të fundit nga të rënat me gishtin e dorës ose …ku ta dija unë !

Unë :  ( me veten time) Pra unë qenkamë në qelin nr.3! Këtu afër dhoma nr.2! Po ato zëra nga    dolen? Kush janë  këta të burgosurë që aqë shpejtë e kuptuan prezencen time këtu? Mos   jam në  kllapi more? Çka po ndodh me mua?

Dikur duke ngritur koken kah pllafoni fillova me shique nëpër grillat mbi derën e qelisë. Shikimi u ndalue në një bregore shumë large që ma kujtonte Çabratin e Gjakovës. Sa mundet me qenë large prej burgu? Në cilen pjesë të Pejës është ky burg? Si nuk kam “lidhje” me të gjitha këto detaje! Po kështu e ka kur vetëm studion dhe merrësh vetëm me libra! E tashti nuk dinë as cili  është (roli i) gardiani e as kush është hetues, kush  prokuror, gjyqëtar e avokat dhe cili është e do të jetë roli I tyre në këtë pjesë të jetës (dramës) tënde ! Po te e fundit çka më janë nevojitur këta mua deri tashti !? Po mbasi nuk të janë nevojitur pse ke “hy nëpër lakra” dhe ke hyrë në “luftë” me shtetin e pushtetarët ? Ja pafsh hajrin e e bajsh me shëndet!

Kishin kalue disa ditë duke shetitur nëpër qelinë “time” por me mendje shetitja edhe kahmos tjetër gjithëherë njëlloj: çaji, gjella dhe një copë buke dhe kur fillonte të ngrysej edhe një “supë” nga të mbeturat e gjellës së mesditës dhe fikja e dritës dhe shtrati “I butë” dhe përseri zgjimi nga zëri kumbues I gardianit kujdestar (ngase koridori jehonte gjithëherë!) për tu zgjuar heret në mengjes.  Sapo e kisha pi me rufi çajin pa sheqer, por që filloj të më pelqente, “shuli” dhe zëri i gardianit:

G: Dil jashtë! Eja me mue!

I mbatha këpucet (pa lidhëset që së bashku me orën e dorës, rrypin e pantollonave dhe kollaren, pastaj kuleten dhe çdo gjë që kisha në xhepa mi kishin marrë me të hyrë në burg dhe për ketë me dorëzuan një dëftesë!) dhe i shkova nga pas gardianit. Shkallëve tatpjetë dhe në një oborr I maaaaadh që mu duk sa një stadion futbolli I rrethuar me mure të larta mbi 5 m që kufizohejë me tela xhëmbor ku disa njerëz shetisnin me duartë të kryqëzuara mbas shpine dhe dy e nga dy përshpërisnin me  zë të ulët mes vedi. U hap një derë hekuri dhe tjetri me përcolli nëpër disa shkallë të ngushta e të thepisura (si shkallët e minareve në xhami-siqë m’I  kanë përshkruar!) dhe u gjenda në një koridor me përplot dyer. Me futen në njeren nga ato dhe përpara me dolën dy përsona që unë i njihja: një zonjë M, gruaje e profesorit tim nga gjimnazi (që unë as që e kam ditur se ku e çka punon!) dhe S. S. me të cilin  nuk kanë kalue shume muaj që isha në zijafetin e fejesës së shokut tim A. Për S. e dija ku punon: “në UDB e Gjakovës!” si flitej nëpër qytet! Ua diktova gjeneraliet dhe pyetja e parë:

S: A e di pse je këtu?

Unë: Jo ! As që ja kam idenë!

S: Ani, ani  se do të të kujtohët !

Unë: Këtu në vendimin që më është dorëzuar shënon vetem ” Masë parandaluese iIzolim  me kohë të pacaktuar!” Pse ? Sa ?

S: Deri sa të kujtohesh përse je këtu! Dhe doli!

M: Nuk mundem me të ndihmua asgjë! A ke shumë të ftofët? dhe e bindur në përgjigjjen pozitive ngase ajo dukej nga gjendja ime në të cilën isha katandisur e ktheu nxehsen elektrike që të rrymon nxehtësinë kah këmbët e mija.

Unë: Të lutem ju thue në shtepi që të mi dërgojnë një palë qorape të leshta?

Ishte kërkesa ime e vetme POR e cila nuk mu plotësue për javë ! Nuk kisha të drejtë për “kërkesa!” Dhe pas gjithë atyre ditëve  më në fund një ditë u hapë dera e qelisë dhe gardiani me urdhërojë:

G: Merre këtë pako dhe ato që nuk të duhen I këthen po me këtë pako!

Ishte një pako kartuqi me gjërat nga më të ndryshmet ! Dhe duke I nxjerrur me mendje “fluturova” në shtëpi, në Gjakovë  ku duke u  përgatitur  pakoja  është “zhvilluar” (hipotetikisht)  kjo bisedë:

Nana: Po fus edhe një pako cigare e një shkrepse se mbasi është vetëm në qeli mundet që e banë shoqërimin me cigare!

Baba: Jo moj se ai e ka kryet e fortë dhe nuk luhatet! Nuk e ndez ai cigaren ! Të gjithë jeni    dëshmitarë se sa ka luftue ai kudër duhanxhijve! Sa herë I kam thenë “ndeze një me mue     ! ” e atij as me I shkue mendja! Futni ndonjë keks a ndonjë çokollatë se ai nga ato preferon!

Tota: E ka koken e fortë por kanë me ia zbutur UDB-ashat! Futni ndonjë libër!

Feti: Poooo se e kanë pas dërgue në pushime atje dhe edhe libra e lënë me lëxue e besa edhe TV  ia  sigurojnë !

N: Të mbrendshmet e dimrit po I fus ngase po mbanë moti I ftoftë këtë prill e kush e di se me   cilat  rroba  ka qenë kur e kanë marrë. Edhe nja dy palë çorape se helbete ! Edhe këtë trikon e trashë po se po!

B: Po pse moj grue po ndjell keq? Po a ka me dimnue atje a? Mos fut gjitha ato gjëra! Pastaj  kanë thanë pako me vetem 5kg e aty  ke me shti   edhe ushqime!

Por zëri I gardianit:

G: Hajde djalo! A I ke ba gadi gjerat që do me I këthye? më “këtheu” në qeli dhe shpejt e shpejt I futa të mbrendshmet nga  trupi dhe (I ktheva)  cigaret dhe shkrepsen në pako prej kartuqi dhe ia dorëzova gardianit! Qorapat nuk I hoqa nga këmbët por saora I  shtova edhe një palë nga ato të sapoardhurat. Tashti sërisht I përshkova nëpër duar të gjitha ato që mi kishin sjellur nga shtëpia dhe fillova me qa! Vaji nuk dëgjohej por dënesët thue se  “gurgollojshin”  nga gryka si uji I burimit të madh! Dhe herë pas here flisja me zë:

Unë: A moj Nana ime! A more Baba im! Shumë telashe po ju nxjerri! InshAllah Fatonin  nuk e nxjerrin nga puna!  Ani F. ka planifikua që këtë verë me u martue! Krej u çrregullue! Asgjë nuk ka me qenë ashtu sikurse më parë! E për të gjitha unë do të ndihem  fajtor tërë kohën!

Në ndërkohë G e kishte hapur derën, kuzhinieri  pa e diktua unë vet  e kishte marrë  sahanin dhe e kishte mbushur me gjellën duke e lënë copen e bukës mbi gjellë dhe  kishte vazhduar në qelin e rradhës. Unë e kisha humbur torruan : nuk isha as në shtepi e as në qeli! Ku ta di se ku me kishte fluturue mendja! Mendimet më ishin mjegullue tërësishtë !!

Shkruar me 28.9.2012

Previous Post

Vellaznimi- Drita të shtunen

Next Post

Gjakova me diell gjallerohet qyteti

Related Posts

Në Gjakovapress, një faqe nga puna e filigranëve të Gjakovës
Gjakova Presss

Në Gjakovapress, një faqe nga puna e filigranëve të Gjakovës

Në numrin më të ri Gjakovapress: A HARROHET BURRI I MADH I KOSOVËS PROF. ZEKERIA CANA?
Gjakova Presss

Në numrin më të ri Gjakovapress: A HARROHET BURRI I MADH I KOSOVËS PROF. ZEKERIA CANA?

KUR E PUSHTON SKENËN MUZIKORE EDI FURRA!-intervista
Gjakova Presss

KUR E PUSHTON SKENËN MUZIKORE EDI FURRA!-intervista

Gjakova Presss

Nga arkivi Gjakovapress- Dimri 2012 në Gjakovë

Revista Gjakovapress
Gjakova Presss

Çka mund të lexoni në REVISTËN GJAKOVAPRESS, numrin 169 online

Load More
Leave Comment

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

No Result
View All Result
  • Aktuale
  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Gjakova Presss
  • Revista Online
  • Lajmet e shpejta
  • Intervista
  • Fejtone
  • Humor
  • Kontakti

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In