‘Shamia’ e Agim Vinces poezia më e mirë e Mitingut të poezisë
Me orën e madhe letrare ku poezitë e veta i lexuan 16 poet nga të gjitha trevat shqiptare dhe mysafir nga Norvegjia, të premten në mbrëmje, ka përfunduar Mitingu i 51-të i poezisë.
Visar Zhiti për veprën “Si është Kosova” dhe Mazllom Saneja për veprën “Letra e Eves” janë dy poet që kanë marrë çmimin për veprën më të mirë letrare të botuar mes dy mitingjeve. Poetja e re Gresa Radoniqi ka marrë çmimin tradicional Yllka Domi, ndërsa poezia më e mirë e Mitingut u shpall poezia me titull ‘Shamia’ e poetit Agim Vinca. Me çmimin “Nëna Terezë” u shpërblye poeti norvegjez Erling Kittelsen.
Paraprakisht sot gjatë gjithë ditës ka pas veprimtari letrare. Në mesditë në qendër të qytetit është mbajtur orë letrare për fëmijë ndërsa pasdite u mbajt Tribuna letrare me temën veprimtaria letrare e krijuesit Teki Dervishi. Me komunikata u paraqitën krijuesit Ramadan Musliu dhe Agim Byci të cilët vlerësuan lartë krijimtarinë e Dervishit.
Mitingu i sivjetme ka nisë ditë më parë me promovimin e disa veprave letrare në kuadër të Javës së mitingut.