Shërohet edhe pacienti tretë nga Gjakova
Në Spitalin e përgjithshëm Isa Grezda 24 orëshi ka kaluar pa asnjë rast të dyshuar me koronavirus. Këtë e ka konfirmuar dr. Afrim Dervishi, drejtor shëndetësor në këtë institucion të shërbimeve sekondare për popullatën. Dervishi ka thënë se puna ka vijuar normalisht dhe se mbrëmë ka pasur dy operacione emergjente. Sipas tij lajm i gëzuar ka qenë se një kolegë i tyre ka dalë negativ pasi më parë ishte diagnostifikuar me virusin korona.
“Është lajm I gëzuar tash në mbrëmje se një kolegë yni edhe në testin e dytë ka dalë negativ. Ne presim që shumë shpejtë ai do të vazhdoi punën në luftën tone të përbashkët kundër virusit korona.”, ka thënë Dervishi.
Ky është pacienti i tretë nga Gjakova që del të jetë i shëruar nga koronavirusi.