Thursday, March 28, 2024
AktualeLajme

Shi me rërë nga Sahara edhe në Gjakovë

Në Gjakovë, në vitin 1958 thuhet se ka rënë borë e kuqe, ndërsa të premten në mëngjes Gjakova ka gdhirë me shi të pazakonshëm, ngjyrë balte. Shenjat e këtij shiu balte janë hetuar më së lehti në xhamat e automjeteve.

Kjo për shkak të një cikloni të fuqishëm nga veriu i Evropës, moti në shtetet e Ballkanit gjatë dy ditëve të kaluara ka qenë tejet i ndryshueshëm, e në disa kryeqendra të shteteve të Ballkanit ka rënë shi i përzier me rërë nga Saharaja dhe ky fenomen është parë edhe në disa qytete tjera të Kosovës. 

Shi i ketillë kishte rënë edhe herave tjera në Gjakovë dhe gjithnje eshte komentuar në forma të ndryshme.