Friday, March 29, 2024
Kulturë

Shkelzen Rexha çmimi parë në ekspozitën e Shkodres

Xeni Shkodër_06Në Shkodër  këto ditë u realizua një konkurs fotografie lidhur  me “Reflektime te përbashkëta të Kulturës turke – shqiptare. Një objekt arkitekturor, praktikimet fetare, trashëgimia jonë e përbashkët kulturore konkrete apo abstrakte, ngjashmëritë e jetës së përditshme, shkurtimisht ishin temat e këtij konkursi . Pjesemarresit kanë qenë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Turqia. Kursin dhe konkursin e ka organizuar qendra kulturore “Yunus Emre”  në Shkoder.  Çmimi i parë iu nda fotografit gjakovar Shkelzen Rexha.