Shkolla e mesme teknike “N. Nixha” me shumë vende të lira
Viti ri shkollor në Shkollën e Mesme Teknike Nexhmedin Nixha ka filluar me vështirësi. Sipas konkursit për regjistrim në vitin e parë në këtë shkollë janë planifikuar të funksionojnë 14 paralele të drejtimeve të shumta profesionale, duke filluar nga Informatika, Instalues elektrik, dizajn e profesione tjera mjaft yë kërkuara në tregun e punës, mirëpo janë plotësuar vetëm katër paralele. Kjo është një sfidë në vete, thotë drejtori Adem Muslija I cili habitet se si nxënësit nuk po tregojnë interesim për këto profesione.
“Nuk janë punët mirë me shkollën tonë, pasi interesimi I nxënësve karshi vitit të kaluar shkollor është më I vogël. Nga 14 paralele janë plotësuar vendet vetëm për katër paralele anipse drejtimet tona janë mjaftë atraktive dhe interesante për tregun e punës. Rrezikohen edhe profesorët të mbesin pa vende të punës, “tha Muslija.
Ai është I bindur se nxënësit që kanë mbetur pa u regjistruar në shkollat tjera të komunës, do t’ia mësyjnë kësaj shkolle, por iu “shef “për të madhe drejtuesve të shkollave tjera që iu mbajnë ende dokumentet dhe nuk I drejtojnë në shkollën teknike.