Saturday, April 27, 2024
Aktuale

Shkolla e Mjekësisë model për shkollat e Kosovës

 

Mjeksia

Në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë e vlerësojnë të mbarë edhe fillimin e këtij gjysmëvjetori. Ambientet e ngrohta dhe të pastra brenda dhe jashtë shkollës si dhe disiplina e punës, krijojnë kushte të volitshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie. Drejtori Kamber  Kamberi është i kënaqur edhe me suksesin e arritur të nxënësve edhe në gjysmëvjetorin e parë. Prej 1.175 nxënësve të notuar, 42.4 % kanë qenë me sukses pozitiv, sukses ky që është dukshëm më i mirë se në periudhën e parë të vitit të shkuar shkollor.

Ai thotë se pas inspektimeve nga komuna dhe Prishtina është vlerësuar lartë puna që bëhet në shkollën e Mjekësisë.

“Shkolla jonë merret si model për shkollat e Kosovës” ka thënë Kamberi.

Në këtë shkollë vazhdon bashkëpunimi me institucionet shëndetësore, përkatësisht me Spitalin rajonal Isa Grezda, ku nxënësit bëjnë praktikën e mësimeve të marra teorike në shkollë. Zyrtarë të kësaj shkolle janë shprehë të kënaqur me këtë bashkëpunim që shkon në favor të mantelbardhëve të ardhshëm e që tradicionalisht është kultivuar në shkollën e mesme të Mjekësisë.

Edhe këtë vit shkollor në drejtimet e Mjekësisë, mësimet i vijojnë edhe një numër i nxënësve nga zonat kufitare të Shqipërisë, Tropoja e Kruma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *