Saturday, April 6, 2024
Sporti

Shkollarët gara në sport

 


Shoqata e Pedagogëve të Kulturës Fizike në Gjakovë , gjatë këtij muaji ka nisur me organizimin e aktiviteteve sportive në shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Gjakovës. Deri më tani aktivitetet kanë përfunduar në tri sporte: hendboll, pingpong dhe shah. Në garat e hendbollit për shkollat fillore, fitues janë shpallur shkollat “Jahë Salihu” nga Nivokazi, në konkurrencën e femrave, ndërsa në atë të meshkujve fitues kanë dalë nxënësit e shkollës fillore “Ganimete Terbeshi” nga Ponosheci. Ndërkohë, në garat e shkollave të mesme, fitues  në dy konkurrencat kanë dalë nxënësit e gjimnazit Hajdar Dushi. Në aktivitetet e pingpongut,  për shkollat e mesme, fitues ishin nxënësit e gjimnazit “Hajdar Dushi” në konkurrencën e vajzave, ndërsa tek meshkujt fitues është shpallur ekipi i shkollës së mesme “Hysni Zajmi”. Për  shkollat fillore fitues  në dy konkurrencat kanë dalë nxënësit e  shkollës “Yll Morina”. Ndërsa në disiplinën e shahut për shkolla të mesme në konkurrencën e meshkujve fitues u shpall ekipi i shkollës “Hysni Zajmi”, kurse  tek shkollat fillore fitues janë shpallur  “Fehmi Agani” tek meshkujt dhe “Dëshmorët Lleshi “, në konkurrencën e femrave. Shoqata e Pedagogëve të Kulturës Fizike në Gjakovë, do të vazhdoj organizimin e  aktiviteteve edhe në disa sporte të tjera, si futboll, volejboll dhe basketboll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *