Sunday, September 1, 2024
Aktuale

Shkugëza e çiklistëve

zarushi cilizemNë ambientet e Shkukëzës, në bashkëorganizim të klubit të çiklizmit “Gjakova 137” dhe të Federatës së Çiklistëve të Kosovës të dielen është mbajtur kampionati i rregullt i Kosovës në çiklizëm si dhe memoriali “Gjylgjyzare Karaxhija Xharavina-Zarushi”, në kategorinë Mountein Bike (çiklizëm malor).Me këtë organizim që ka dhe karakter memorial në nderim të aktivistes dhe këshilltares komunale Gjylgjyzare Karagjija Xharavina-Zarushi, e cila humbi jetën aksidentalisht në fillim të vitit të shkuar, pas garave në shtigjet malore janë shpallur edhe fituesit, sipas këtyre kategorive:

Kategoria rekreativ: Vendi i parë Arben Kuqi  nga Theranda. Vendi i dytë Vigan Saraqini nga Gjakova, vendi i tretë Abdurrahman Domi  nga Gjakova. Kategoria e femrave: Vendi i parë Flutura Ibrahimi nga Prishtina.Vendi i dytq Flatra Thaqi nga Gjakova, vendi i tretë Elza Krelani nga Gjakova.Kategoria Masters e veteranëve: Vendi i parë Sabri Hyseni nga Mitrovica, vendi i dytë Rexhep Baliu nga Prishtina, vendi i tretë Albert Milla nga Gjakova. Kategoria Elita:
Vendi i parë Alban Delija nga Gjakova, vendi i dytë Luan Haliti nga Prizreni, vendi i tretë Benxhamin Palloshi nga Ferizaj.