Saturday, April 27, 2024
Kulturë

SHM ‘Prenk Jakova’ koncert përfundimtar

Me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2013/2014, Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, të shtunën mbrëma  organizon koncert me nxënësit e zgjedhur të kësaj shkolle. Me këtë rast para adhuruesve të muzikës klasike do të prezantohen Bimi Milla, Andi Duraku, Dalvin Mamusha, Rron Bakalli, Altin Muhaxhiri, Arian Zherka, pastaj Etnika Beqrama, Fisnik Kurti, Frederik Gjokaj, Ylli Zhaveli, Yllka Shyti, Jeta Gërqari, Kaltrina Berisha dhe Vesa Doli.

Nxënësit talent dhe të dalluar do të interpretojnë vepra të njohura nga kompozitorët Piazzola, Schederin, Veber, Monti, Ganne, Taffanel, Faure, Ravel dhe  Sans. Koncerti mbahet në sallën koncertale të shkollës së muzikës, me fillim prej orës 19.