Shoqata e Veteranëve të Arsimit “7 Marsi” në Gjakovë uron mësimdhënësit
Shoqata e Veteranëve të Arsimit “7 Marsi” në Gjakovë, me rastin e Ditës së Mësuesit, iu uron këtëditë të shenjtë të historisë së zhvillimit dhe të përparimit të arsimit shqip, të gjithë mësimdhënësve të shkollave fillore, të mesme të ulëta, të shkollave të mesme të larta dhe të Universitetit “FehmiAgani” të Gjakovës. Duke iu uruar shëndet, punë me përkushtim e suksese të gjithë atyre që për çdo ditë janë me ditar në dorë, duke i mësuar fëmijët në klasat e shkollave dhe studentët në auditorë, në Kosovën e lirë dhe të pavarur.
Kjo ditë, që do të shënohet përgjithmonë nga brezat që do të vijnë, është e madhe dhe e rëndësishme edhe për veteranët e arsimit, të cilët gjatë punës së tyre të gjatënë shkolla, dhanë kontribut tëçmuar dhe përgatitën breza të shumtë të mësuesve, të cilët sot e vazhdojnë rrugën e hapur që nga viti i largët 1887. Në këtë 133 – vjetor, shfrytëzojmë rastin t’i përshëndesim edhe ato dhe ata që sot janë në pension, por vazhdojnë të jenë të lidhur ngushtësisht dhe të interesuar e të shqetësuar për zhvillimet në arsim. Na mban shpresa dhe jemi të bindur se arsimi ynë për çdo ditë do të shënojë arritje dhe do të vazhdojë të jetë shtylla kryesore e përgatitjes të kuadrove të të gjithë lëmenjve të shkencës dhe të kulturës.
Lavdi mësuesve të shkollave të para shqipe dhe të të gjithë brezave pas tyre, që sakrifikuan edhe jetën për ta mbajtur të ndezur flakadanin e arsimit shqip në trojet shqiptare!Ata që me punën e tyre të palodhur dhe plot rreziqe mbajtën gjallë shpresën për ditë më të mira, duke edukuar dhe arsimuar me qindra e mijëra vajza e djem!