Shpallen më të mirët e futbollit kosovar 2013- Asnjë gjakovarë!
Federata e Futbollit të Kosovës ka shpallur rezultatet e arritura në futbollin kosovarë gjatë vitit 2013 në manifestimin tradicional “Sportisti I Vitit 2013. Me këtë rast asnjë çmim dhe vlerësim për futbollistët gjakovarë. Asnjë nga futbollistët nuk hyri mes 10 më të mirëve, ndërsa as Klubi I Futbollit “Gjakova” për grupmoshat e reja, që fitoi Kupën në Turneun Botëror në Suedi nuk mori mirënjohje.
Vetëm futbollisti I klubit të futsallit “Liburni” që është ndër klubet më të suksesshme, Ramadan Alaj u nderua me çmimin e golashënuesit më të mirë në superligën e futsallit të Kosovës..