Sunday, September 1, 2024
Gjakova Presss

Shpella e qirave atraksion turistik që po bëhet gati për vizitor

(shkëputur nga numri më i ri revistës Gjakovapress 140)

Pas investimeve në krijimin e kushteve për qasje në shpellat e Kusarit, shumë shpejtë, edhe Shpella e Qirave në fshatin Gërqinë, do të jetë e hapur për eksplorim nga të gjithë vizitorët!

Komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik ka iniciuar punimet për investimin në këtë pasuri të fshehur natyrore. Si bëhet e ditur këto punime që filluan më 11 gusht,  përfshijnë pastrimin e rrugës që shpie në shpellë, krijimin e shtigjeve, vendosjen e ulëseve dhe shumë detaje të tjera.

Investimi në trashëgiminë natyrore zhvillon turizmin, rrjedhimisht edhe ekonominë. Kjo është dëshmuar me Shpellën e Kusarit, e cila tashmë është bërë pjesë e rëndësishme e guidave turistike.

Me krijimin e këtyre kushteve për vizitorët, Shpella e Qirave do të pasuroi kompleksin e atraksioneve turistike në këtë zone të Hasit, duke përfshirë Shpellën e Kusarëve, Majën e kurorës drejt Godenit dhe bukurit magjepse plot gjelbërim të kësaj zone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *