Monday, December 30, 2024
Lajme

Shqetësim për semaforët jashtë përdorimit

Gjendja e sigurisë së pjesëmarrësve në trafik është vështirësuar kohëve  të fundit posaçërisht në udhëkryqet e rrugëve  të Gjakovës ku nuk po funksionojnë semaforët. Një gjë e tillë është më e qartë në qendër të qytetit, ku semaforët nuk funksionojnë si duhet, ndërsa kolonat e automjeteve janë të vazhdueshme. Qarkullimi i automjeteve po realizohet vetëm me shenjat e trafikut. I pari që tregon për rrugën me përparësi nga shtëpia e mallrave drejt Çarshisë së Vjetër dhe anasjelltas, dhe i dyti për pritje e automjeteve nga qendra –drejtimi i Pejës.  Shpesh, shenjat e vendosur në lartësi të madhe as që u bijnë në sy shoferëve, dhe kjo situatë shpesh po krijon tensione mes shoferëve dhe kuptohet edhe aksidente. Hiq më mirë nuk është situata edhe me semaforët te shkolla Yll Morina ku ka një qarkullim të madh të nxënësve. Zyrtarët përgjegjës të Komunës disa herë kanë thënë se po pritet të vendosen semaforët e rinj, porse deri më tash nuk ka asgjë dhe tollovitë e automjeteve dhe këmbësorëve mbesin shqetësim i madh..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *