Wednesday, April 3, 2024
AktualeLajme

Shqipëria nderon figurat historike të Gjakovës

Pal-Lekaj-me-pasardhes-te-figurave-te-dekoruaraKomuna e Gjakovës të premten  ka organizuar ceremoninë e ndarjes së dekoratave dhe mirënjohjeve të Republikës së Shqipërisë për disa nga figurat e shquara të historisë së kombit nga Gjakova dhe Malësia e saj.

Me vendim të presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani, për kontributin e dhënë në luftën për liri dhe pavarësi të popullit shqiptarë,  me dekoratën “Dëshmor i atdheut” u nderuan dëshmorët Musa Sheh Zade dhe  Avdullah Hoxha. Ndërkaq me vendim të Ministrit të  Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë ,Arben  Imami me mirënjohje për kontribut të shquar u nderuan : Shaban Binaku, Bajram Daklani dhe Sulejman Batusha.

Mirënjohjet për familjet e pasardhësve të dekoruarve  i ndau kryetari i komunës së Gjakovës, Pal Lekaj,  i cili theksoi se,  “Gjakova ndjehet krenare për këtë respekt që Republika e Shqipërisë i bënë bijve të këtij trolli, atdhetarëve dhe patriotëve  që sakrifikuan jetën për liri dhe pavarësi të popullit shqiptarë.”

Lekaj  edhe me këtë rast kujtojë kontributin e madh të  Gjakovës në të gjitha periudhat e historisë së kombit.

“Janë këta burra që në etapa të ndryshme kohore kanë luftuar dhe sakrifikuar me jetëra të tyre për lirinë e atdheut, për territor dhe gjuhë të lirë dhe mendojmë se shteti i Republikës së Shqipërisë me të drejtë ka nderuar edhe këta bashkëkombas tanë, si burra meritor në përpjekje për komb dhe shtet” ka thënë në fjalën e rastit kryetari Pal Lekaj

Në emër të familjarëve të dekoruar falënderoi Sheh Musa Shehu.