Wednesday, April 3, 2024
Sporti

KHF Shqiponja fiton turneun ndërkombëtar në hendboll

Klubi i hendbollit për femra Shqiponja nga Gjakova që ishte edhe organizatore ka fituar Turneun ndërkombëtar të hendbollit për femra  që tradicionalisht mbahet me rastin e festave të marsit pasi në finale të mërkurën mposhti ekipin bullgar Etar me rezultat 29:23. Mysafiret e filluan shumë mirë takimin dhe avancuan edhe me 5 gola epërsi, porse sa më tepër që zhvillohej loja dilte në pah përgatitja më e mirë e vashave të Shqiponjës të cilat bindshëm ishin më të mira posaçërisht në pjesëlojën e dytë .
Në fund të turneut u organizua ceremoni e ndarjes së shpërblimeve. Kupat dhe medaljet u ndan për tri ekipet fituese të vendeve të para: Shqiponja, Etar dhe Istogu që mposhti Nikshiqin e Malit të Zi me rezultat 19:17.
Lojtarja më e mirë u shpall Valerina Malaj e Shqiponjës e po nga ky klub si golashënuesja më e mirë u shpall Albulena Kelmendi e cila në dy ndeshjet e turneut shënoi 20 gola. Portierja më e mirë u shpall Desislava Nikolova e ekipit bullgar Etar.
Organizatori ndau edhe mirënjohje për gjithë ata që kontribuuan që turneu ndërkombëtarë të organizohet me sukses.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *