Shtëpi të reja për të varfërit
Një familje në lagjen Gecë të Gjakovës, një në fshatin Ramoc dhe një tjetër në fshatin Bardhaniq u janë gëzuar sot hyrjes në shtëpitë e reja, të cilat u janë ndërtuar në bashkëfinancim nga dy kompani kosovare në Gjermani dhe një kompani në Gjakovë. Në fakt, firma Alba dhe firma Princesha nga Gjermania dhe firma Mulaj nga Gjakova, bashkarisht kanë ndarë rreth 45 mijë euro për të ndërtuar këto tri shtëpi, të cilat u përkasin tri familjeve me gjendje të rëndë financiare. E me rastin e inaugurimit të këtyre shtëpive, një ceremoni modeste është organizuar në lagjen Gecë, tek familja Zenuni, njëra prej familjeve përfituese. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryetarja e komunës mimosa Kusari – Lila, e cila edhe në emër të familjeve përfituese i ka falenderuar doantorët.
Nga ana tjetër, edhe donatorët janë shprehur falenderues për komunën e Gjakovës, për faktin se ky institucion u’a ka bëërë të lehtë qasjen në të gjitha planet urbanistike dhe dokumentet tjera përciellse. E më të lumturit u panë të jenë familajrët, të cilët të emocionuar nuk mundën të flasin para mikrofonit, por thanë se kjo është dita më e lumutr e jetës së tyre, për faktin se deri në ndërtimin e shtëpisë ata kanë jetuar në kushte mjaft të vështira.