Gjakovapress
Advertisement
  • Home
    Gjakova ka frymuar sot me botën e fëmijëve

    Gjakova ka frymuar sot me botën e fëmijëve

    800 vaksina për Gjakovën

    Në Gjakovë 10 raste aktive me Covid , 107 mijë e 203 doza të vaksinës

    Dita botërore e tokës, veprimtari të shumta në Gjakovë

    Dita botërore e tokës, veprimtari të shumta në Gjakovë

    Punime në rrjetin e ngrohtores, për dy ditë mbyllet rruga!

    Punime në rrjetin e ngrohtores, për dy ditë mbyllet rruga!

    Ora verore

    Ora verore

  • Aktuale
    KRU Gjakova: Mos e lëni borgjin mbi 30 euro!

    KRU “Gjakova”, së shpejti do të filloj me procesin e përditësimit të të dhënave të konsumatorëve

    Ta çmojmë ujin edhe atëherë kur e kemi të bollshëm !

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Dr.Gëzim Lipoveci: Kujdes nga vapa, mundë të ju sjellë telashe në shëndet

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Nga numri më i ri revistes Gjakovapress: GJAKOVA NË 38 GRADË!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Kujdes vapa!

    Masat e reja anticovid të Qeverisë

    Lehtësohen masat anticovid

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    KRU Gjakova punime në Impiantin e ujërave të ndotura dhe rrjetin e ujësjellësit

    800 vaksina për Gjakovën

    2 të infektuar, rreth 8 mijë të vaksinuar

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    Gjatë 24 orëve 13 raste të reja me Covid 19, në Spitalin e Gjakovës 60 të hospitalizuar

    Rreth 4 mijë e 100 qytetar i kanë bërë testet serologjike në QKMF

    Për një javë në Gjakovë 99 të infektuar 245 të shëruar

    35 vaksinat e para për mantelbardhët e Gjakoves

    Gjakova me 1.320 të vaksinuar

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    552 raste active me Covid 19, në Spital 70 pacient në trajtim

  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Intervista
  • Fejtone
  • Kontakti
  • Revista Online
No Result
View All Result

Home Gjakova Presss

Shtyhet Mitingu, Letër e hapur kritike Ministrisë së Kulturës…

5 years ago
in Gjakova Presss, Kulturë
0 0
0
25
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mitingu tradicional i poezisë në Gjakovë që mbahej tradicionalisht  në fillim të muajit Maj do të shtyhet për në shtator. Klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi” si organizator i kësaj ngjarje unike në vend si shkas i zhvendosjes së datës së mbajtjes, përmend  mbështetjen e  pamjaftueshme financiare ana e Ministrisë së Kulturës. Këtë  veprim anëtarët e kryesisë së klubit e konsiderojnë si fyerje dhe  “fundosje” me vetëdije të një traditë mbi gjysmëshekullore, prandaj janë drejtuar edhe me një letër të hapur. Në letrën e hapur thuhet:

 Të nderuar udhëheqës të Ministrisë së Kulturës,

Kur e kemi dorëzuar projektin për Mitingun e 53-të  të Poezisë as edhe  një çast të vetëm nuk kemi menduar që duhet të bëjmë këtë shkrim për të  treguar faktet vijuese(pasi kemi bindjen e plotë që duhet t’i dini):

HAPSIRË E SPONZORIZUARHAPSIRË E SPONZORIZUARHAPSIRË E SPONZORIZUAR
ADVERTISEMENT

Mitingu i Poezisë është institucion nismëtar i traditës së mirëfilltë poetike në Kosovë, është djepi ku janë përkundur ëndrrat e realiteti i letërsisë sonë.

Në Mitingun  e Poezisë, gjatë viteve, kanë qenë pjesëmarrës emrat më të njohur të letërsisë shqipe si: Xh. Spahiu, I.Kadare, D.Agolli, F.Arapi, A.Podrimja, A.Shkreli, E. Mekuli, O. Grill, V. Zhiti e i pafund është vargu i poetëve pjesëmarrës  në Mitingun e Poezisë  që janë emblemë e letërsisë sonë, ashtu siç është i pafund vargu i poetëve të huaj pjesëmarrës, të cilët u bënë zë i letërsisë sonë në vendet e tyre.

Mitingu i Poezisë ka arritur t’i kapërcejë të gjitha vështirësitë që i kanë dalë përpara gjatë rrugës mbi gjysmëshekullore, vështirësi që erdhën nga armiku,por  këto vështirësi vetëm sa e forcuan më shumë Mitingun e Poezisë, i dhanë edhe më shumë jehonë. E nëse goditja e armikut të bën më të fortë e të pathyeshëm, goditja e mikut, nga s’e pret, është e rëndë e gati-gati e pakapërcyeshme.
Klubi Letrar  Gjon Nikollë Kazazi, që tradicionalisht është organizator i Mitingut të Poezisë, klub që ka rritur  e është rritur nga  poetë si: Din Mehmeti, Besim Bokshi, Enver Gjerqeku, Ali Musaj, Jusuf Buxhovi, Rexhep Hoxha, Agim Deva, Teki Dervishi,  Agim Gjakova, N. Soba, Mazllum Saneja, Ali  Podrimja, sot ndihet i fyer  nga “përkrahja” me 1000 euro nga Ministria e Kulturës.

Nëse hipotetikisht  dikush do pyeste “Pse”(pasi nuk besojmë që dikush, qoftë edhe ata që kanë njohuri minimale rreth organizimeve letrare), rikujtojmë:

Mitingu i Poezisë është organizim që zgjat plot një javë.

Në kuadër të Mitingut të Poezisë ftohen poetë nga të gjitha trojet  shqiptare.

Në kuadër të Mitingut të Poezisë ftohen poetë ndërkombëtarë.

Në kuadër të Mitingut të Poezisë organizohen promovime librash çdo ditë të Javës së Mitingut.

Në kuadër të Mitingut të Poezisë mbahet orë e madhe letrare për fëmijë me pjesëmarrjen e Karvanit të shkrimtarëve për fëmijë.

Në kuadër të Mitingut të Poezisë mbahet Tribuna Shkencore me kumtesat e studiuesve më të dëshmuar të letërsisë shqipe.

Në kuadër të Mitingut të Poezisë shpallet konkurs për librin më të mirë të botuar mes dy Mitingjeve.

Në kuadër të Mitingut të Poezisë mbahet Mbrëmja  Qendrore Letrare, ku ndahen një sërë çmimesh nga juria profesionale e themeluar enkas për  Mbrëmjen Qendrore.

Të gjitha këto aktivitete flasin për një investim të madh shpirtëror, fizik e material; flasin për një traditë letrare që me çdo kusht duhet të vazhdojë ekzistencën. Konsiderojmë se barazimi i  Mitingut të Poezisë me secilin aktivitet letrar nuk është i drejtë. Shuma që na është ndarë nga Ministria e Kulturës është larg  asaj që duhet të jetë, sidomos kur kemi parasysh një aktivitet  të gjerë e me traditë të tillë, prandaj nga ana jonë shihet si një “fundosje” me vetëdije e një traditë mbi gjysmëshekullore të cilës i kemi borxh secili, secili që ka lexuar qoftë edhe  një poezi të vetme.  E në këtë rast na mbetet t’i themi JO përkrahjes ofenduese. Si Klub Letrar,  mund të mos kemi mjete financiare, por kemi dinjitet.

Ndërkohë, ne do ta organizojmë Mitingun e 53-të të Poezisë, me apo pa ndihmën tuaj. Do ta organizojmë në shtator, ashtu siç është bërë në kushtet e rënda të okupimit, ndonëse vështirë të kapërdihet ky fakt në kohën tonë. Gjithsesi, shpresojmë të reflektoni e ta rishikoni vendimin e Departamentit të Kulturës për projektet kulturore-artistike për vitin 2017. Nëse jo, atëherë dhimbjen shpirtërore të të gjithë poetëve që po i kthejmë në të kaluarën e hidhur, mbajeni në ndërgjegjen tuaj.                                                                                                           Me respekt,                                                                                                   Kryesia e Klubit letrar “Gjon. N. Kazazi”      

ADVERTISEMENT
Previous Post

18 vjet nga Beteja e Çabratit

Next Post

Të ftohtit e Prillit dëmtojnë 90 % pemët dhe 60% perimet

Related Posts

Revista Gjakovapress
Gjakova Presss

DOLI NUMRI 161- ONLINE I REVISTËS GJAKOVAPRESS

Pranvera në oborrin e gjimnazit Hajdar Dushi
Gjakova Presss

Pranvera në oborrin e gjimnazit Hajdar Dushi

Çmimi tradicional i Mitingut të Poezisë iu nda shkrimtarit  Zija Çela
Kulturë

Çmimi tradicional i Mitingut të Poezisë iu nda shkrimtarit  Zija Çela

Orkestra kamertale e Gjakovës e gatshme për publikun Vjenez
Kulturë

Orkestra kamertale e Gjakovës e gatshme për publikun Vjenez

Ansambli i Këngëve dhe valleve të Shqipërisë solli festë në Gjakovë
Kulturë

Ansambli i Këngëve dhe valleve të Shqipërisë solli festë në Gjakovë

Load More
Leave Comment

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

No Result
View All Result
  • Aktuale
  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Gjakova Presss
  • Revista Online
  • Lajmet e shpejta
  • Intervista
  • Fejtone
  • Humor
  • Kontakti

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In