Shtylla multifunksionale në qendër të qytetit

shtylla multifunksionaleKomuna po vendos shtylla multifunksionale në vendet kyçe në qytet ndërsa punëtorët specialistë, siç po shihet në foto, po punojnë që ti vejnë në funksion. Poçese ju zënë puna të kaloni qendrës së qytetit , pas disa ditesh, ju do të  keni mundësinë që të merrni shumë informacione nga shtylla multufunksionale që po vendoset tek semaforët kryesor të Gjakovës e edhe në katër kënde tjera të qytetit. Komuna po realizon projektin 85 mijë eurosh të vënies në funksion të pesë shtyllave të tilla me kamera, sensorë, pastaj panel LEDI informativ, sistem zërimi, ndriçimi të mençur si dhe sistem monitorimi dhe numërimi të automjeteve. Gjitha këto pajisje do të furnizohen me energji solare. Sipas Armend Vokshit, drejtor i Drejtorisë së Administratës në komunën e Gjakovës, aktualisht po vendosen 5 shtylla kurse vetëm një në qendër  do të ketë sivjet komplet funksionet . Të tjerat vitin tjetër pasi që kjo në qendër fillimisht do të shërbejë si pilot projekt. Krejt kjo, sipas Vokshit po bëhet në mënyrë që të verifikohet suksesi i projektit dhe që të  mos  shpenzohen mjete pa u pa rezultatet . Vitin tjetër  vendosen senzorat dhe panelet në 4 shtylla tjera. Këto të katër shtyllat ndërkohë do të kenë kamerat, sistemin e zerimit, panelin solar dhe pikat e ËIFI internet pa pagesë për kyçje në gjakovaportal. Projektin e ka mbështet UNDP me 10 mijë euro dhe organizata ADA me 8 mijë euro ndërsa pjesën tjetër e financon Kuvendi komunal.