Gjakovapress
Advertisement
  • Home
    800 vaksina për Gjakovën

    Në Gjakovë 10 raste aktive me Covid , 107 mijë e 203 doza të vaksinës

    Dita botërore e tokës, veprimtari të shumta në Gjakovë

    Dita botërore e tokës, veprimtari të shumta në Gjakovë

    Punime në rrjetin e ngrohtores, për dy ditë mbyllet rruga!

    Punime në rrjetin e ngrohtores, për dy ditë mbyllet rruga!

    Ora verore

    Ora verore

    Arriten insulinat e Marsit, shpërndarja të enjten

    Arriten insulinat e Marsit, shpërndarja të enjten

  • Aktuale
    KRU Gjakova: Mos e lëni borgjin mbi 30 euro!

    KRU “Gjakova”, së shpejti do të filloj me procesin e përditësimit të të dhënave të konsumatorëve

    Ta çmojmë ujin edhe atëherë kur e kemi të bollshëm !

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Dr.Gëzim Lipoveci: Kujdes nga vapa, mundë të ju sjellë telashe në shëndet

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Nga numri më i ri revistes Gjakovapress: GJAKOVA NË 38 GRADË!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Kujdes vapa!

    Masat e reja anticovid të Qeverisë

    Lehtësohen masat anticovid

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    KRU Gjakova punime në Impiantin e ujërave të ndotura dhe rrjetin e ujësjellësit

    800 vaksina për Gjakovën

    2 të infektuar, rreth 8 mijë të vaksinuar

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    Gjatë 24 orëve 13 raste të reja me Covid 19, në Spitalin e Gjakovës 60 të hospitalizuar

    Rreth 4 mijë e 100 qytetar i kanë bërë testet serologjike në QKMF

    Për një javë në Gjakovë 99 të infektuar 245 të shëruar

    35 vaksinat e para për mantelbardhët e Gjakoves

    Gjakova me 1.320 të vaksinuar

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    552 raste active me Covid 19, në Spital 70 pacient në trajtim

  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Intervista
  • Fejtone
  • Kontakti
  • Revista OnlineE re
No Result
View All Result

Home Lajme

Shuhet dhe varroset në Gjakovë  akademik  Besim Bokshi

8 years ago
in Lajme
0 0
0
41
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

besim bokshi_373165750Kolegët e akademik Besim Bokshi janë mbledhur në mëngjesin e së dielës në ndërtesën e tyre, në kujtim të ish-kryetarit e akademikut që ndërroi jetë të një ditë më pare. I vetmi që ka folur në këtë akademi përkujtimore, ka qenë akademik Rexhep Ismajli.

“Me studimet që shënojnë majat e albanistikës, me krijimet e veçanta letrare poetike, me veprimtarinë intelektuale publike, me jetën e tij frymëgjatë arsimuese për brezat e shekullit që shoi robërinë, me punën e tij të themeltë shoqërore e politike, me angazhimet në Lëvizjen për pavarësi të vendit, Akademik Besim Bokshi shquhet në horizontet e dijeve, të kulturës dhe të botës shqiptare”, ka thënë akademik Ismajli, në komemoracionin e mbajtur në Akademinë e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.

Edhe  ne Komunen e Gjakovës, me rastin e vdekjes së akademikut Besim Bokshi, të dielën, në palestrën e sporteve “Shani Nushi” u bëne homazhem e më pas, varrimi I tij u be  në varrezat e qytetit të Gjakovës.

HAPSIRË E SPONZORIZUARHAPSIRË E SPONZORIZUARHAPSIRË E SPONZORIZUAR
ADVERTISEMENT

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, pasi nuk gjendet në Kosovë përmes një telegrami ka ngushëlluar familjen Bokshi.

“Me hidhërim të thellë morrëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademik Besim Bokshit, të bashkëshortit, prindit, vëllait, gjyshit dhe profesorit të çmuar dhe të respektuar gjerësisht nga kolegët, nxënësit dhe studentët e shumë brezave, të cilëve ua mësoi gjuhën e bukur shqipe, letërsinë dhe artin shqiptar, ashtu siç dinte vetëm i madhi Besim Bokshi, poeti, profesori, gjuhëtari, akademiku ynë. Ai me jetën dhe veprën e tij na bëri të krenohemi se ishim bashkëvendës të tij.

Me dijen e thellë në fushën e gjuhës, me krijimtarinë dhe veprat gjuhësore, profesor Besimi dha kontributin e vet të çmuar në pasurimin e shkencës së albanologjisë.

Zonja Muhamedije, Shkëndije, Ilir dhe Astrit, vëllait dhe motrës, nipave e mbesave ju shpreh ngushëllimet tona më të thella me rastin e ndarjes nga jeta të njeriut tuaj të dashur, Akademik Besimit.

Akademik Besimi është ndarë vetëm fizikisht nga më të dashurit e familjes, nga njerëzit e kolegët që e kanë njohur dhe çmuar, kurse puna, kontributi dhe veprat e tij do të mbeten pasuri e çmuar e të gjithë neve sot dhe e të gjitha brezave që do të vijnë pas nesh,” thuhet ne telegarmin e Kusari Liles.

I ndershëm, mentor i kujdesshëm për krijuesit e rinj, gjuhëtar i madh, shqiptar i madh dhe fisnik i madh. Kështu u quajt akademik Besim Bokshi, gjatë ceremonisë së varrimit të tij.

Akademikë të shumtë, familjarë, politikanë e qytetarë të shumtë i dhanë atij lamtumirën e fundit. Akademik Pajazit Nushi tha se vdekja e akademik Bokshit është pikëllim dhe humbje për të gjithë. Ndërsa, akademik Et’hem Lika tha se Bokshi nuk do të jetë në mesin e të tjerëve vetëm si frymë, por do të jetë, sipas tij, me punët që ka bërë.

Kryesuesi i asamblesë së Kuvendit të Komunës së Gjakovës, Luan Gola, tha se akademik Bokshi asnjëherë nuk ka qenë indiferentë ndaj ngjarjeve që kanë ndodhur në vend.

“Ka qenë një mentor i kujdesshëm për studentët, krijuesit e rinj, por gjithsesi edhe një bashkëpunëtor i zellshëm për kolegët e tij”, tha ai.

Akademik Besim Bokshi dikur ishte deputetë i Kosovës e edhe kryetar i PSD-së. Së fundi ka qenë kryetar i Shoqatës së Intelektualëve të Gjakovës.

Ndryshe, Akademik Bokshi ka lindur në Gjakovë më 12 XI 1930. Gjashtë klasë të mësimit fillor i kreu në Tiranë, ndërsa dy të tjerat – në Gjakovë. Maturoi në Gjimnazin e Prishtinës. Ndoqi studimet në Katedrën e Albanologjisë në Beograd dhe, me ndërprerje, i përfundoi më 1959. Vijoi studimet pasuniversitare në Drejtimin e gjuhësisë në Beograd. Tema e tezës së doktoratës iu dha në bazë të punimit “Zhvillimi i strukturës së temave emërore të shqipes” (Gjurmime albanologjike, 1, 1971). Mbrojti tezën e doktoratës me  temë “Rruga e formimit të fleksionit të sotëm nominal të shqipes” nëFakultetin Filozofik të Prishtinës më 1977.

Ka ligjëruar lëndën e gjuhës shqipe në Gjimnazin e Gjakovës dhe në vitet 1961-63 ka ushtruar edhe detyrën e drejtorit të kësaj shkolle.

Ka qenë profesor në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Gjakovës në vitet 1967-73 për Morfologji të gjuhës së sotme shqipe e për Hyrje në gjuhësi dhe në katër vjetët e parë e ka drejtuar punën e kësaj shkolle. Brenda kësaj kohe për tetë muaj ka punuar në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Nga viti 1974 ishte zgjedhur ligjërues i Morfologjisë historike në Degën e Gjuhës e të Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës dhe, pas doktorimit, ishte zgjedhur profesor inordinar e pastaj edhe ordinar deri kur u përjashtua nga Fakulteti më 1991 bashkë me mësimdhënës të tjerë shqiptarë nga dekanati i dhunshëm. Në vitet 1992-2001 ka ligjëruar lëndën Hyrje në studimin krahasues të gjuhëve indoevropiane në Shkallën e tretë të studimeve – Drejtimi i gjuhësisë në Fakultetin Filologjik të Prishtinës.

Ka qenë anëtar i komisionit për konkluzione të Konsultës Gjuhësore të Prishtinës më 1968 dhe delegat në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe në Tiranë më 1973. Ka marrë pjesë në Kongresin e Studimeve të Evropës Juglindore në Ankara më 1978 me kumtesën për prapavendosjen e nyjës në gjuhët ballkanike. Në Universitetin e Jenës ka mbajtur ligjëratën për origjinën e mbaresave rasore të shqipes.

Para ligjëruesve të Katedrës së Gjuhës e të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filologjik të Tiranës dhe bashkëpunëtorëve shkencorë të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë ka mbajtur ligjëratën për zhvillimin e sistemit emëror të shqipes (1979).

Ka qenë deputet në Dhomën për Arsim në Kuvendin Federativ më 1967-69. Në zgjedhjet e organizuara nga subjektet tona politike më 1992 ishte zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës. Në vitet 1993-96 ka qenë kryetar i Partisë Socialdemokrate të Kosovës.

Për veprën “Rruga e formimit të fleksionit të sotëm nominal të shqipes” ka marrë Shpërblimin e Dhjetorit të Kuvendit të Kosovës më 1980.

Ka qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës ishte zgjedhur më 1991, ndërsa nga viti 1996 ka qenë anëtar i rregullt i kësaj akademie. Më 2002 u zgjodh nënkryetar, ndërsa në vitet 2008-2011 ishte kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

ADVERTISEMENT
Previous Post

Vellaznimi starton me fitore 2 : 1 ndaj Drenices

Next Post

Ne bashkesinë e dytë lokale

Related Posts

800 vaksina për Gjakovën
Lajme

Në Gjakovë 10 raste aktive me Covid , 107 mijë e 203 doza të vaksinës

Dita botërore e tokës, veprimtari të shumta në Gjakovë
Lajme

Dita botërore e tokës, veprimtari të shumta në Gjakovë

Punime në rrjetin e ngrohtores, për dy ditë mbyllet rruga!
Lajme

Punime në rrjetin e ngrohtores, për dy ditë mbyllet rruga!

Ora verore
Lajme

Ora verore

Arriten insulinat e Marsit, shpërndarja të enjten
Lajme

Arriten insulinat e Marsit, shpërndarja të enjten

Load More

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

No Result
View All Result
  • Aktuale
  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Gjakova Presss
  • Revista Online
  • Lajmet e shpejta
  • Intervista
  • Fejtone
  • Humor
  • Kontakti

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In