Friday, April 5, 2024
LajmeSporti

Sigal Prishtina fiton Kupen e Kosoves

KB PrishtinaGjakova per tri dite ishte nikoqire e garave per Kupen e Kosoves ne Basketboll. Liderja e ETC Superligës së Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës. Prishtina mposhti Bashkimin me rezultatin 92: 65.
Ndeshja finale e Kupës së Kosovës në basketboll u zhvillua të dielën mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
Prishtina në finale të Kupës së edicionin 2013/2014 u kualifikua pasi fitoi me rezultat zyrtar 20:0 kundër Pejës në ndeshjen e ndërprerë të shtunën mbrëma, kurse Bashkimi mposhti Besën me rezultatin 98:90.
Për Prishtinën kjo ishte Kupa e 11-të e fituar pas luftës së Kosovës.
Basketbollisti më efikas te skuadra e Prishtinës ishte Dardan Berisha që shënoi 36 pikë, kurse 19 pikë shënoi edhe Aurimas Kieza, derisa te skuadra e Bashkimit më i dalluari ishte Darell Llampley me 14 pikë, kurse Ricey Young shënoi 13 pikë.

Në Gjakovë u zhvillua edhe ndeshja finale e kupës së Kosoëvs ne basketboll për konkurrencën e femrave. Penza e Pejës është fituese e Kupës pasi mposhti Sigal prishtinën me rezultata 71:63.