Wednesday, April 3, 2024
Kulturë

Skena e Teatrit Hadi Shehu në muajin Prill me 7 shfaqje

Teatri i qytetit Hadi Shehu ka publikuar kalendarin e shfaqjeve që janë planifikuar të prezantohen para artdashësve gjakovarë deri në fund të këtij muaji. Kështu brenda këtij muaji janë në program të reprizohen  7 shfaqje vetanake dhe të teatrove kosovare  mysafire, duke  filuar me dramën  “Antigonat” të regjisorit Erson Zymberi me datat 4, 7 dhe 12 Prill. Premiera e kësaj shfaqje  ishte dhënë ditë më parë dhe nga kritika ishte vlerësuar si mjaftë e suksesshme bazuar edhe në tematikën që ajo trajton duke  lidhur dramën antike Antigona  me atë bashkëkohore dhe në tërësi i flet Antionave tw  së tashmes.
Interpretojnë aktoret: Vlora Dervishi, Bujar Ahmeti, Vlera Pylla, Besfort Berberi, Myrvete Kurtishi, Edmond Hafizademi, Arbies Komoni dhe  Altina Kusari. Shfaqja jepet në Galerinë e arteve.

Sipas kalendarit mujor të teatrit të Gjakovës, aktiviteti teatror vazhdon  me 13 prill me darmen e teatrit Oda,  “Burrneshat” e Erson Zymberit, pastaj me 24 prill me dramën “Gënjeshtari” të Ilir Bokshit , me 26 Prill me shfaqjen “Pornography” të Fatos Berishes dhe  përmbyllur muajin Prill me datën 27, me shfaqjen e Teatrit të Gjilanit,  “ E vërteta” të regjisorit Agon Myftari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *