U lëshua në qarkullim Ura provizore në dalje kah Prizreni per automjete deri në 3.5 T
Sot prej ores 9.00 është lëshuar në qarkullim ura provizore në dalje të Gjakovës në drejtim të Prizrenit(te pompa e benzines Nesim Bakija). Këtë e ka konfirmuar për Radio Gjakoven , Shkumbin Kastrati, drejtor i Drejtorisë së shërbimeve publike. Pas ankesave të shumta për telashet e mëdha që shkaktonte për shoferët e automjeteve rruga alternative kah Kolonia për hyrje në Gjakovë, komuna, derisa të ndërtohet Ura e re, ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm duke ndërtuar skaj urës një rrugë provizore. Kjo mundësi u jepet automjeteve deri në 3.5 tonë, ndërsa kamionët dhe autobusët sërish duhet ta shfrytëzojnë rrugën kah Kolonia për tu kyçur në transit. Sipas Kastratit, për autobusë dhe kamion mundësia do të krijohet edhe nja tri javë kur do të ndërtohet njëri aks i Urës së re.