Wednesday, April 3, 2024
Gjakova PresssLajme

Sot Revista Gjakovapress shënon 10 Vjetorin

Është viti i 10 që para lexuesit del e përmuajshmja Gjakovapress. Një revistë që i dedikohet lexuesit të të gjitha shtresave. Shkurt , një revistë për familjen. Pikërisht në Janar të vitit 2008 doli numri parë i kësaj reviste,  që padyshim se ishte një sihariq për lexuesin. Prej atëherë,  kur dy javë e diçka  më shumë, më 17 Shkurt,  u shpall Pavarësia e Kosovës ne hapëruam sëbashku, duke nxjerrë para opinionit çdo muaj një pjesë të përditshmërisë gjakovare, një pjesë të krenarisë dhe lavdisë së këtij populli  në shekuj, për mbamendje të brezave dhe për të shërbyer si motiv për një të ardhme, pastaj  një hapërim në vitet e përpjekjeve për një zhvillim të përgjithshëm shoqëror dhe ekonomik dhe për të shpalosur synimet e brezave të rinjtë. Punuam me moton Gjakova dje, sot dhe nesër!

Pos tjerash , në faqet e revistës Gjakovapress për këtë dekadë botuam qindra shkrime interesante nga arritjet në fushat e kulturës, historisë dhe trashëgimisë kulturore të popullit të kësaj treve. U munduam të shpalosim një pjesë të identitetit të Gjakovës, qendrës së Malësisë së Gjakovës  me karakteristikat e trevës  të penës e pushkës. Shpresojmë të ia kemi arritur këtij qëllimi. Këtë e dinë më së miri lexuesit tanë besnik.

Manifestimi i shënimit të 10 vjetorit të revistës Gjakovapress organizohet në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë dhe mbahet të shtunën , në Pallatin e Kultures Asim Vokshi me fillim prej ores 12.00.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *