Monday, February 5, 2024
AktualeKulturëLajme

Spahija ekspozon në Tiranë

 

xh spahija1379490808Piktori nga Gjakova  Xhevdet Spahija ekspozon për herë të parë punimet e tij në Tirane ne Muzeun Historik Kombëtar. Femra nudo është muze e krijimtarisë së artistit ndërsa në ceremoninë hapëse foli  Prof. Dr. Luan Malltezi,  drejtor i Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë dhe piktori Abaz Hado. Ishin të pranishëm edhe ish Presidenti i Shqipërisë Alfred Mojsiu dhe përfaqësues të  Ambasadës së Kosovës në Tiranë.

Xhevdet Spahija 2Dëshirën e tij të kahershme për të ekspozuar punimet e tij në Muzeut Historik Kombëtar, piktori nga Kosova, Xhevdet Spahija më në fund e bënë realitet. Piktori Hado e vlerësojë lartë këtë bashkëpunim kulturor mes Kosovës e Shqipërisë,  ku artistët shqiptar duhet të ndërthuren me veprat dhe krijimtaritë e tyre dhe të kemi artin KOMBËTAR.

“Nuk është e rastësishme zgjedhja e hapësirës ekspozuese këtu në muze. Teknikisht do ishte e udhës që ekspozita të hapej në Galerinë e Arteve, por pesha, rëndësia dhe vlera e kësaj ekspozite na bëri që të  bashkëpunojmë me  Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë pasi që po shkruhet historia. Këto 64 piktura sa janë sonte këtu na bëjnë që të kuptojmë që krijuesi e ka një stil të tij të veçantë  dhe kjo është kulmi artistik. Përshkrimi i veprave dhe punës së z. Spahija me lehtësi më bënë të ju mbaj fjalim edhe me orë të tëra, por do ju lë t’i shijoni vet këto vepra arti dhe historie” tha në hapje piktori  Abaz Hado.

Vlerësimet e kritikëve të artit në Tiranë thanë se nudoja mbizotëron në telajon e piktorit, për të cilën thotë se e ka frymëzim të brendshëm. Shpesh figurat femërore që mbizotërojnë ne punimet e tij janë pjesë dhe e imagjinatës, por ka edhe nga ato të cilat kanë pozuar nudo për orë të tëra në studio dhe natyrë
Piktura e tij është e përqendruar në disa cikle , një vend të veçantë zënë legjendat shqiptare si kush e solli Dorentinen… Ndjesitë që merr nga personazhet e letërsisë i shëmbëllen dhe në telajon e tij si Manon Lesko.
Në punimet e prezantuara nuk mungojnë edhe peizazhet shqiptare si derdhja e Bunës realizuar në pjesëmarrjen e kolonisë së piktorëve mbarëshqiptar.
Në 64 punimet mbizotronë teknika e vajit si dhe tematika shqiptare krijuar here ne forme reale , por nuk mungon psikoanaliza. Piktori Spahija ka ekspozuar punët e tij ne disa vende evropiane.

Ai u shprehë i lumtur që deshira e kahmoteshme per te ekspozuar ne Tirane, tash iu bë realitet.