Spektakel i Vëllaznimit me fitore ndaj Sigal Prishtines
Kuqezinjtë e kanë mposhtur skuadrën e kryeqytetit me rezultat 100:87 me një treshe të basketbollistit të rinj Ambri Bedra në sekondat e fundit, (26:17, 27:19, 28:19, 19:32), në javën e 14-t të ProCredit Superligës, duke e përfunduar vitin me fitore. Në pesëshen e parë ishte edhe basketbollisti tjetër gjakovar Eden Cingu. Të dy basketbollistët u duartrokiten nga publiku që sonte ishte në numër më të madh


Vendasit të përkrahur nga tifozët e nisën ndeshjen më mirë dhe në çerekun e parë ishin në epërsi, duke e mbyllur këtë pjesë me shifrat 26:17, derisa lojë u ngjashme u zhvillua edhe në periudhën e dytë, ku kuqezinjtë vetëm sa thelluan epërsinë, për të shkuar në pushim me shifrat 53:36.
Në periodën e tretë, basketbollistët e Vëllaznimit ngritën më shumë epërsinë, ku më e larta ishte 30 pikë, 81:51, ndërsa dhjetë minutat e fundit u zhvilluan vetëm formalisht, me Vëllaznimin që triumfoi në fund 100:87, me festën që ‘shpërtheu’ në Gjakovë.
Te Vëllaznimi u dalluan Jericole Hellems me 20 pikë e shtatë kërcime, Jason Jitoboh me 20 pikë e gjashtë kërcime dhe Don Polloshka me 12 pikë e dhjetë asistime. Vëllaznimi e përfundon stinorin vjeshtor me shtatë fitore e shtatë humbje.