Sportisti vitit 2020 me 27 apo 28 Janar
Sektori i Sporteve në Drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sporte të Gjakovës të premten e ka mbyllur afatin e përcaktuar për pranimin e emrave të dominuar për epitetin Sportisti vitit 2020. Klubet dhe shoqatat sportive i kanë dorëzuar emrat e më të mirëve ndërsa një komision i sektorit të sporteve do të nominoi fituesit. Urim Fazlia, ushtruesi i udhëheqësit të sektorit për sport, ka thënë se pandemia Covid ka pas reflektim edhe në arritjet e sportistëve gjakovarë. Në vitin 2020 kanë qenë rrethana të vështira për sportistët të cilët një kohë nuk kanë mundur as të stërviten e as të zhvillojnë gara.
“Megjithë këto vështirësi, mundë të jemi të kënaqur me sukseset individuale të sportistëve dhe klubeve e shoqatave sportive”, ka thënë Fazlija.
Sipas tij, është parashikuar që ceremonia e sportistit të vitit të mbahet më 27 ose 28 janar. Për shkak të pandemisë Covid, nuk do të ketë manifestim si viteve të mëparshme por shpallja do të bëhet në rrethana tjera.