Sprejë në shkollen e mjekësisë shqetësim për nxënësit
Një sprejë me gaz lotsjelles ka shqetesuar të hënën disa nga nxenesit e ndërresës së parë të shkolles së mesme te mjekësisë ‘Hysni Zajmi ‘ në Gjakovë. Lidhur me këtë Policia e kosovës ka lshuar një kumtesë në të cilen mes tjerash thuhetË
‘Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni policor në Gjakovë të hënën rreth orës 09:30 ka pranuar informatën për një rast Shkaktimk i rrezikut përgjithshëm në rr.”Mbretëresha Teutë” Gjakovë,përkatësishtë në shkollën e mesme “Hysni Zajmi” . Njësite reaguese policore menjëherë pas marrjes së informacionit janë përgjigjur në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se i dyshimti (nxënës) D.L.(1996) ia kishte marrë të dyshuarit (nxënës) K.Gj.(1996) një “Paper sprey” dhe kishte hyrë në shkollën e mesme “Hysni Zajmi” në Gjakovë ,me ç’rast ky i dyshimtë e kishte përdorur sprejë në koridor afër një klase, gjë që nga kundërmimi i aromës viktimat nxënëse të gjinisë femërore , R.R.(1997), D.H.(1997),B.G.(1996),M.D.(1997),R.G.(1996),A.M.(1996) dhe A.R.(1997) kane pësuar lëndime si marramendje, iritim të syrit, hundëve, fytit dhe alivanosje.
Viktimat kane pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekut kujdestar viktimat më shumë kanë trauma nga aroma djegëse. Menjëherë është informuar edhe Prokurori i shtetit për ketë rast dhe me vendim të Prokurorit të shtetit të dyshuarit D.L. dhe K.Gj.iu ka shqiptuar masa e ndalimit menjëhershëm policor, ‘ thuhet në kmtesen e Policisë së kosovës.