Stop lëvizjes dhe qëndrimit nëpër parqe- Virusi nuk ka këmbë!
Parku kryesor në qender të qytetit në Gjakovë është rrethuar me shirita ndalues. Kjo për të ndaluar qëndrimin e qytetarëve në ulëset e parkut, por edhe lëvizjen në atë pjesë. Kjo është foto e shkrepur në mesditë sapo janë vënë shiritat ndalues nga Pallati Kultures e rreth e rrotull parkut . Me këtë masë janë shtuar masat e rrepta të izolimit për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit COVID 19. Me gjasë kjo vjen pas rritjes së numrit të te infektuarve dhe pamjeve me shumë njerëz nëpër parqet e Kosovës.
Instituti Shëndetit Kombëtarë të Kosovës ka apeluar sot që ti përmbahemi rekomandimeve dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe Familjet e Juaja!
Sot edhe dy raste fatale me COVID-19!
Ngushllime Familjeve!
Të nderuar familjarë të të moshuarve:
Ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!
Në Evropë kanë vdekur më shumë se 50.000 njerëz!
Në Prishtinë, po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes.
Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve!
Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet!
Në Brezovicë e Prevallë janë mbledhur grumbuj të njerëzve!
Kjo është e rrezikshme!
Virusi nuk ka këmbë! Mos ia jepni këmbët ju! Ju lutemi!