Friday, April 5, 2024
AktualeLajme

Studentët gjakovarë në Tiranë në protesta kundër armëve kimike

shqiperia-armet1Tiranë- Dhjetëra studentë nga Gjakova që studiojnë në Tiranë i janë bashkangjitur kolegëve të tyre nga Shiqpëria në protestën kundër armëve kimike që është mbajtur deri të premten pasdite.

Ata i janë bashkuar turmës që nga dita e parë dhe kanë qëndruar bashkë deri në momentet e fundit kur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama japi vendimin përfundimtar mbi këtë çështje e që ishte një “jo” për të cilin shumë qytetarë protestuan.

Disa prej studentëve të kontaktuar nga Radio Gjakova kanë thënë shkurt se pjesëmarrja e tyre ishte një akt qytetarie dhe një solidarizim me gjithë qytetarët shqiptare të cilët kundërshtuan një gjë të dëmshme për vendin.

 

Por jo vetëm studentët ishin pjesëmarrës në këto protesta, në Tiranë kanë udhëtuar edhe individ të cilët ju bashkangjiten turmës që kundërshtonte shkatërimin e armëve kimike në territorin shqiptar.

Ndërsa, për të tjerë që nuk arriten të udhëtonin drejt kryeqytetit të Shqipërisë, u solidarizuan nëpërmjet rrjeteve sociale duke postuar foto dhe shkrime të cilët mbështetnin protestuesit të cilit ishin vendosur përballe kryeministrisë./radiogjakova/