Thursday, April 25, 2024
AktualeLajme

Ta ruajmë parkun!

parku-i-qytetit-300x225Dukuria e hedhjes së mbeturinave vend e pa vend vazhdon edhe më tutje. Tash kur pranvera po nxjerrë bukurinë e oazave të gjelbëruara mbeturinat po ua shëmtojnë pamjen. Kjo po ndodhë edhe me parkun  kryesor të qytetit i cili është edhe pikëtakimi I parë I mysafirëve që vizitojnë qytetin, por edhe vend takim I shumë bashkëqytetarëve tanë. Parku kryesor në mëngjes po pastrohet  ndërsa në mbrëmje kur frekuentohet më së shumti, e ku prindërit dhe vogëlushët kënaqen në lojëra e sheti, shpejt mbushet me qese najloni, kënaqe, letra gjithfarë!  Pra,  një dukuri e shëmtuar që ende nuk po mundë ta mënjanojmë tërësisht.

Këta rreshta të moskujdesit për pastërtinë e ambienteve publike, duke hedhur gjësende nëpër shtigje e barë të parkut, le të shërbejnë për një vëmendje të shtuar të fëmijëve, prindërve dhe të gjithë neve. Nëse e duam Gjakovën të pastër e të bukur, të kujdesemi pra të gjithë!