Të infektuar 1.800, të shëruar 1.269 pacient
Në komunën e Gjakovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 raste me koronavirus si dhe dy raste vdekje, duke e ngritur numrin e përgjithshëm të atyre që nuk i mbijetuan koronavirusit në 67. Momentalisht në komunën e Gjakovës janë gjithsejtë 1 mijë e 800 persona të infektuar dhe 1 mijë e 269 të shëruar. Brenda dy ditëve janë shëruar 67 persona. Aktualisht janë 455 raste aktive me Covid 19.
Në Spitalin Isa Grezda mantelbardhët po bëjnë përpjekje që me kapacitetet ekzistuese ti dalin përball fluksit të madh të pacientëve, të cilët kërkojnë shërim nga Covid 19. Sipas raportit të sotëm, në Spitalin e Gjakovës janë të hospitalizuar 94 pacientë të dyshuar me Covid 19, kurse prej këtij numri 48 janë të konfirmuar pozitiv dhe 26 negativ. 20 të shtrirë në repartet e këtij spitali ende nuk janë të konfirmuar Numri i pacientëve që kërkojnë tretman me oksigjenoterapi është i lartë. Ka arritur në 70. Më e rëndë tregohet gjendja për 4 pacientë që janë me CPAP maskë dhe një në respirator.
Në raportin e Spitalit thuhet se nga Covid 19 po shërohen 4 mjek, 14 infermierë dhe 6 të tjerë nga stafi mbështetës i Spitalit të Gjakovës.