Tuesday, April 2, 2024
AktualeLajme

Të moshuarit do ta kenë shtëpinë e vet në Shkugës

shkugezaKohë më parë në KK të Gjakovës, është aprovuar Plani Rregullues urban për zonën Peizazh i Mbrojtur, “Shkugëza”, për çka është marrë edhe pëlqimi nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor. Veç tjerash në këtë hapësirë e cila shtrihet në  një sipërfaqe prej 90 hektarë, 70 prej të cilave janë zonë e mbrojtur ndërsa pjesa tjetër zonë përcjellëse, është paraparë të ndërtohet edhe Shtëpia për të Moshuar.

Bëhet fjalë për një objekt prej 1.500 m-2,  që i dedikohet personave me moshë mbi 60 vjeç, qe, sipas ekspertëve komunal, të moshuarit të kenë një ambient të përshtatshëm për t’kaluar ditën.

Në shtëpinë për të moshuar në Shkugës, veç hapësirës për zhvillimin e aktiviteteve rekreative e kulturore, është paraparë të ketë edhe dhoma gjumi. Plani urban për  Shkugëzën  është bazuar në parametrat e UNDP-së qe ka bërë një studim mbi biocenozën e vend-piknikut më të preferuar në komunën e Gjakovës.