Të rinjtë muzikojnë për Fondin e shërimit të Sases
Një grup I të rinjve të Gjakovës kanë dalë në qendër të qytetit për të shfaqur talentin e tyre muzikor në mënyrë që ti ndihmojnë fondit për shërimin e moderatores Saranda Hoda e njohur si Sasa. Kalimtarët kurreshtar nën tingujt e kitares dhe zërave rinor kanë mundësinë që në kutinë e ndihmave të dhurojnë mjete sipas mundësive. Kjo foto është realizuar mesditën e të mërkurës.
Sasa tash e një kohë vuan nga një sëmundje e rëndë, dhe pas disa ndërhyrjeve që ka bërë ajo sërish duhet t’i nënshtrohet një operacioni tjetër.
Shumë artistë shqiptarë, miq dhe kolegë të saj kanë publikuar në rrjetet sociale fotografinë e saj, duke dhënë edhe numrin e saj të xhirollogarisë për ndihmë.