Sunday, April 28, 2024
AktualeLajme

Ekspert të fekondimit artificial në Simpoziumin Ndërkombëtarë IVF

Plotesuar:

Qyteti i Gjakovës sot  është nikoqir i Simpoziumit ndërkombëtar për fekondimin artificial me temën “Stimulimi i lehtë në IVF”, me organizator  Qendrën për trajtimin e Infertilitetit “Fati Im” dhe shoqatën e Obstetërve dhe gjinekologëve të Kosovës.

Në hapjen solemne të simpoziumit mori pjesë ministri i Shëndetësisë të Kosovës, Ferid Agani i cili fillimisht përgëzoi Institutin mjekësor “Fati Im” për punën e suksesshme 10 vjeçare,  ndërsa paralajmërojë ditë më të mira këtë fushë të mjekësisë duke përgatitur edhe infrastrukturën ligjore për shërbime publike edhe në Qendrën Kombëtare Universitare të Kosovës

Ekspertëve nga shumë vende dhe mysafirëve tjerë mirëseardhje iu urojë koordinatori i këtij simpoziumi Dr. Afrim Muhaxheri i cili bashkë me ekipin e tij të mjekëve para 10 vitesh  bëri hapat e parë në vendin tonë në aplikimin e metodës së fekondimit artificial.

Rreth kësaj teme po  debatojnë ekspertë të kësaj fushe nga shumë vende të Evropës .

Prof.dr. Orion Gliozheni nga Shqipëria e konsideron si mjaft të suksesshëm organizimin e këtyre simpoziumeve sepse me këmbimin e përvojave bëhen hapa të duhur në këtë fushë mjekësore.

“Në Shqipëri po edhe në  Kosovë kemi më shumë se një dekadë që kemi filluar me këto metoda, mirëpo në këta hapat e parë karshi botës, kemi arritur mjaftë suksese” tha Gliozheni . Pas prezantimeve të mjekëve specialist nga Kosova, Shqipëria, Danimarka, Slovenia, Gjermania,  Anglia, Holanda, Belgjika e vende tjera, do të organizohet një tryezë e rrumbullaket ku do të jepen konkluzionet e simpoziumit ndërkombëtare në temën “Stimulimi i lehtë në IVF”.(

 

Këtë fundjavë, përkatësisht të shtunën  qyteti i Gjakovës do të jetë nikoqir i Simpoziumit ndërkombëtarë për riprodhimin e asistuar me temën  “Stimulimi i lehtë në IVF”.

Organizator të këtij simpoziumi do të jenë Qendra për trajtimin e Infertilitetit “Fati Im” në Gjakovë dhe Shoqata e  Obsteterëve dhe gjinekologëve të Kosovës. Rreth kësaj teme do të debatojnë ekspertë të kësaj fushe të mjekësisë shqiptare dhe ndërkombëtare, ndërkohë që në hapjen e tij pritet të marrë pjesë edhe Ferid Agani, ministër i Shëndetësisë të Kosovës.