Teatri Hadi Shehu sonte permes internetit vjen me shfaqjen “Kolonel Zogu”
Edhe në rrethana të reja, ku për shkak të pandemisë Covid 19, skenat e teatrove kanë mbetur bosh, është gjendur mënyra që disa vepra teatrore të xhiruara më parë tash të jepen për adhuruesit e artit skenik . Të dielen në mbrëmje , në ora 20:00, në formatin Livestream në faqen e Facebook-ut të Teatrit të qytetit Hadi Shehu vjen shfaqja , “Kolonel Zogu” me tekst të Hristo Boytchev dhe regji të Erson Zymberit.
Si realizim në skenën e teatrit të Gjakovës eshtë vlerësuar lartë nga publiku dhe kritikët e teatrit, si njê prurje e re dhe revolucionare e teatrit që ndodhë tek ne,është vlerësuar në atë kohë edhe në disa festivale të teatrove, si në Korçë, Ferizaj etj.
Kasta e aktorëve në këtë shfaqje përbëhet nga: Bujar Ahmeti, Edmond Hafizademi, Myrvete Kurtishi,Ylber Bardhi,Valon Pallaska,Ylber Mehmeti, AltinaKusari. Skenografia nga Petrit Bakalli, kostumet u përgatiten nga Valmira Rrahmani, Muzika nga Ard Islami dhe Koreografia nga Stanisllav Gandiev dhe Violeta Vitanova.
“Kolonel Zogu” trajton jetën e disa njerëzve të cilët jetojnë të izoluar, si pacientë në një klinikë psikiatrike, larg botës të civilizuar! Mënyra e jetesës së tyre zhvillohet dhe është një gërshetim mes: rendit dhe kaosit, të kaluarës dhe të tashmes, fiksionit dhe realitetit, drejtësisë dhe padrejtësisë, normales dhe anormales… Besimi në shtetet perëndimore, si dhe dëshira e madhe për të qenë të përkrahur nga ATA, tek këta të fundit ngjall imperativin për t’ju bashkangjitur me çdo kusht! Të udhëhequr nga ky imperativ fantazmë, “pacientët” vetëshpallen tog i Kombeve të Bashkuara, për të arritur qëllimin e tyre, të mbërrijnë në Parlamentin Evropian. Mirëpo atje nuk hasin në përkrahje nga perëndimorët me arsyetimin se nuk janë të “njëjtë” si ata, por janë “ndryshe”…
“Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistoj përjetësisht!”, kanë thënë në TQ Hadi Shehu
#rriNshpi #shikoteater #teatrineshtepi #teatrigjakoves #teatrihadishehugjakovë #hajdeneteater