Teatri I Gjakoves në Tuz me ‘Kolonel Zogu’

Teatri Kolonel Zogu

Trupa profesioniste e Teatrit të Gjakovës vazhdon me prezantimet e shfaqjeve edhe nëpër qendrat tjera jashtë vendit. Pas pjesëmarrjes me sukses në festivalin e Korçes dhe të Ferizajit, aktorët gjakovarë të premten  do të prezantohen para publikut të Tuzit në Mal të Zi me tragjikomedinë “Kolonel Zogu” të Hristo Bojqevit e në regji të Erson Zymberit.

Në shfaqjen Kolonel Zogu e cila përshkrueht me skena sa komike aq edhe tragjike nga Lufta e dytë botërore, luajnë: Ylber Bardhi, Bujar Ahmeti, Edmond Hafizademi, Myrvete Kurtishi, Valon Pallaska, Ylber Mehmeti dhe Altina Kusari. Skenografinë  Petrit Bakalli ndersa muzikën e ka zgjedhur Ard Islami.