Wednesday, January 1, 2025
Sporti

Tenisti 14 vjeçar Baton Haxhiu më i miri në Kosovë

Tenisti i klubit “Sporek” të Gjakovës, Baton Haxhiu ka fituar turneun “Rilindja Juniors 2020” për grupmoshat  U14, që është mbajtur në Prishtinë. Në takimin final, Haxhiu, pas një loje 4 orëshe, ka mposhtur Filip Paviç me  2 me 1 në seta,( 5-7,  6-2,  7-5) duke u shpallur fitues i këtij turneu.

Tenisti gjakovar po tregon talent dhe suksese në vazhdimësi. Edhe si 10 dhe 12 vjeçar  u tregua i pa thyeshëm duke u nderuar me  trofetë e arta.

BATON HAXHIU  para disa  ditëve, në konkurrencën e 14 vjeçarëve, e sfidoi dhe mundi serbin Pavic pas  afro  4 orë loje të rreptë,  edhe  pse gjatë lojës ishte I lënduar  në këmben e majtë. Ai vazhdoi me mundi të madh dhe e fitoi lojën e shumë pritur duke u  shpallur  Kampion U14 i Kosovës. Njëkohësisht ai është edhe prezantues i shtetit Kosovës në turnire ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *