Saturday, April 27, 2024
AktualeLajme

Terr në mëngjes!!!

moti ligMuaji shtator po ikë por prapa po lënë vështirësitë e reja. Dita e fundit e këtij muaji  po kalon me përkeqësim të motit, vetetim e bubullim dhe reshje të vazhdueshme të shiut që gjithsesi se e ka rënduar përditshmërinë tonë. Për shkak të reshjeve të mëdha shumë rrugë të qytetit sot nga mëngjesi kanë qenë të mbuluara me ujë. Sasitë e mëdha të shiut mezi janë kapërdirë nëpër pusetat e rrjetit të ujërave atmosferike. Në orën 9 e 30 të mëngjesit nga vranësirat e dendura është shënuar një fenomen i errësirës mbi qytetin tonë që ngjasonte në orët e natës e që zgjati nja 15 minuta.

Ndërkohë shiu ka ndërprerë tërësisht punët e fushës në bujqësi. Pemtarët dhe perimtarët ishn  në fazën e fundit të grumbullimit të frutave e perimeve, ndërsa lavërtarët janë në fazën e përgatitjes së tokës për mbjelljet vjeshtore.

Në Institutin hidrometerologjik të Kosovës paralajmërojnë për një periudhë dy-tre ditëshe me reshje shiu dhe  me rënie të temperaturave të ajrit deri në fundjavë.