Wednesday, April 3, 2024
Lajme

“ Thuaj JO substancave narkotike “

No Drugs

Në kuadër të  implementimit të projektit “ Thuaj JO substancave narkotike “ projekt i cili do të fillojë së implementuari me fazën  e dytë, iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Kosovës, gjegjësisht Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë, në Gjakovë mbahet një ligjëratë vetdijësuese  për ë rinjtë.

Ligjërata do të mbahet me nxënës të shkollave të mesme të klasave të X-ta dhe XI-ta,po ashtu edhe me te rinjtë e Qendrave Rinore dhe përfaqësues të Drejtorisë Komunale të Arsimit qytetit Gjakovë,në pallatin e kulturës “ Asim Vokshi”,më datë 30.01.2013 duke filluar nga ora 13:00.