Skena e Shkollës së muzikës Prenk Jakova të hënën në mbrëmje ka jehuar nga tingujt magjeps të 11 kitaristëve nga Akademia Muzikore Darmstad nga Gjermania. Publiku i përcolli me duartrokitje të gjitha interpretimet e kitaristëve të cilët sollën një koncert të veçantë në Gjakovë. Ata erdhën me iniciativën e kitaristit të shquar gjakovar Lorik Pylla i cili gjithashtu ka përfunduar studimet me sukses në këtë akademi
Të udhëhequr nga kitaristët Prof.Dr.Tielman Hopstock dhe Prof.Dr.Franciel Monteiro, ky grup muzikantësh të talentuar, që erdhën nga vende të ndryshme të botës, performuan me mjeshtëri veprat e njohura muzikore të Houghton, Vivald, Purchell, Kreidler, Manuel De Falla etj .
I lumtur që koncerti shkoi si është më së miri u shprehë edhe kitaristi Lorik Pylla. Ai në shkollën Prenk Jakova, nisi rrugëtimin për kitarë, vazhdoi akademinë në Gjermani ku edhe tash punon si mësimdhënës i kitarës, dhe sonte sërish u kthye në vendlindje, ma kolegët e Akademisë për ti dhuruar Gjakovës një ngjarje të veçantë muzikore.